Zbulohet thesari prej miliardë dollarësh - Anija spanjolle qëndronte në 950 metra thellësi prej 300 vitesh në detin e Karaibeve
Zbulohet thesari i anijes legjendare San Hoze: ari dhe objekte të tjera që vlejnë me miliarda dollarë kanë qëndruar nën ujë për 300 vjet pasi anija spanjolle u fundos nga Marina Mbretërore Britanike gjatë udhëtimit të saj nga Panamaja.
Pamjet e publikuara të këtij thesari konsiderohen të paprecedent. Topa lufte, objekte porcelani dhe monedha e objekte ari janë zbuluar në gjendje të mirë në thellësi të detit të Karaibeve.
Anija San Hoze, sipas historianëve, ishte ngarkuar me një thesar i cili ditët e sotme konsiderohet me një vlerë prej miliarda dollarësh, dhe u fundos në vitin 1708 pranë portit të Kartagjenës.
Ajo ishte nisur nga Portobelo, Panama si pjesë e një njësie prej 14 anijesh tregtare dhe tre anije lufte spanjolle, në momentin që u përballë me një anije lufte britanike pranë Barú. Beteja ishte e përgjakshme dhe përfundoi me fundosjen e anijes, nga e cila mundën të mbijetonin vetëm 11 persona nga 600 që ndodheshin në bord.
Anija u zbulua në një thellësi prej 900 metrash dhe nuk shfaqte ndërhyrja nga njerëzit. Pamjet tregojnë mjetin lundrues të mbuluar pjesërisht nga algat. Por gjithashtu mund të shihet thesari i përbërë nga shufra ari dhe monedha, topa prej balte të prodhuara në Sevilje në 1655 dhe një komplet porcelani kinez i padëmtuar. Mund të shihen gjithashtu enë porcelani, qeramikë dhe shishe qelqi.
SCAN
Sondazh

Shtrenjtimi i naftës, kërkohet heqje e akcizës - Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendimin për rregullim të çmimit
Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të marrë një vendim të ri lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vend. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë......

Greqi, turizmi në krizë punonjësish - Hotelierët kërkojnë të punësojnë mësues dhe pensionistë
Problemi numër një për kompanitë turistike në Greqi është pamundësia për të gjetur punonjës që të plotësojnë vendet e planifikuara në hotele dhe njësi të tjera......

2 euro më shumë në ditë për ata që punojnë nga shtëpia - Kompania italiane “Panini” rimburson shpenzimet për gazin dhe energjinë
Kompania italiane për prodhimin e figurinave “Panini” do të paguajë 2 euro më shumë në ditë punonjësit e saj që do të vendosin të punojnë nga shtëpia. Në......

Bien lehtë çmimet e naftës - Disa zona të Shangait rikthejnë bllokimet COVID-19
Çmimet e naftës u tkurrën nga fitimet e mëparshme të enjten pasi disa zona të Shangait vendosën masa të reja bllokimi COVID-19, duke tejkaluar lajmet për......

“Bota po vuan shtrenjtimin e jetesës” - Sipas raportit më të fundit të OKB, asnjë vend nuk mund të shmangë fenomenin
Në raportin më të fundit të publikuar nga Kombet e Bashkuara, kriza e shtrenjtimit të jetesës po prek të gjitha vendet e botës me rritjen e çmimit të......

Makinat elektrike, prodhuesit: Duhet më shumë kohë! - Afati për zëvendësimin e plotë minimalisht duhet të jetë deri në vitin 2040
Kompanitë prodhuese të automjeteve janë gati për sfidën e daljes nga qarkullimi të atyre me motor me djegie. Por sipas prodhuesve do të ishte më mirë të......

“Bordi i Naftës nuk do të zhbëhet” - Ahmetaj: Do të frenohen abuzimet. Balluku: 2 parqe fotovoltaike në Korçë
Bordi i Transparencës nuk do të zhbëhet. Kjo ka qenë përgjigja e Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj një konferencë për mediat pas mbledhjes se fundit të......

Pushimet verore, krahasimi i Shqipërisë me Europën: Çmimet e akomodimit, jemi më të lirët. Greqia, Franca, Spanja, më të shtrenjtat!
Me ngrohjen e motit dhe me ardhjen e diellit përvëlues, çdo vit, familjet dhe shoqëria nisin gjithashtu debatin e zakonshëm; ku t`i bëjnë pushimet? A ja vlen......