Europa Postuar më 9 Qershor 2022, 12:58

Motor në vend të automjetit - Gjithnjë e më shumë 44-vjeçarë zgjedhin mjetin me dy rrota për të lëvizur

Nga SCAN TV

Në tregjet kryesore europiane është shënuar një rënie e konsiderueshme të regjistrimeve të automjeteve me 38.3% nga tremujori i parë 2017 në tremujorin e parë të 2022. Ndërkohë që paralelisht është regjistruar një rritje e regjistrimit të motorëve me 34.6% po në të njëjtën periudhë.

Prirja në rritje për të përdorur mjetin me dy rrota vihet re më shumë në fashat e pjekura të popullsisë: mbi 44 vjec dhe në përdorimin e tyre për të shkuar në vendin e punës.

Në nivel europian në pesë vitet e fundit ka pasur një rënie të konsiderueshme të regjistrimit të automjeteve, që shkoi nga 3 milion në tremujorin e parë të 2017-ës, në 1 milion e 900 mijë në tremujorin e parë të 2022-shit. Ndërsa në të njëjtën periudhë janë shënuar rreth 70 mijë motorë më shumë.

Sipas të dhënave të marra kryesisht nga Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, vihet re se ky trend që kishte nisur para vitit 2019, lulëzoi më shumë gjatë pandemisë së Covid 19.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=PWZOeeAC_40

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat