Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2022, 13:53

“Start-up”-et të regjistrojnë markën - Beqiraj: Hapi kryesor për t’u mbrojtur nga keqpërdorimet

Nga SCAN TV

Çdo start-up i cili krijon një produkt të ri inovator që nuk është në treg, si hap të parë, duhet të aplikojë për patentën apo të regjistrojë markën e biznesit, duke bërë të mundur që produkti apo shërbimi i ofruar si dhe emri,  të mos dublohen apo të mos keqpërdoren.

Në një intervistë për SCAN TV, Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, Rovena Beqiraj thekson se për herë të parë është hartuar një udhëzues mbi pronësinë intelektuale për bizneset e reja në mënyrë që të garantohet fuqizimi i tyre. Për këtë qëllim është organizuar edhe një workshop i dedikuar.

Por si është interesi i bizneseve shqiptare për të regjistruar markën e tyre. Beqiraj shprehet se interesi ka ardhur në rritje, po ka ende hapësira për më shumë ndërgjegjësim.

Me mbrojtjen e markës në Shqipëri, bizneset kanë mundësi që të operojnë edhe në shtetet e tjera normalisht.

Marka është e vlefshme për një biznes për një periudhë 10 vjeçare që nga momenti i regjistrimit dhe më pas është e nevojshme që të ripërtërihet.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=0qwyV6H8wVc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat