Mblidhet Komiteti Teknik i menaxhimit të Financave Publike
Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u organizua takimi i 10 të Komitetit Teknik të Menaxhimit të Financave Publike, që u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i MFE-së, Arlind Gjokuta. Në takim morën pjesë Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, përfaqësues nga Kryeministria, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Agjencia e Prokurimit Publik, Komisioni i Prokurimit Publik, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, INSTAT, Departamenti i i Administratës Publike, si edhe nga njësitë brenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
“Gjatë këtij takimi u diskutua mbi draft-Raportin e Monitorimit për vitin 2021 të Strategjisë së MFP-së 2019-2022. Krizat të cilat goditën vendin tonë, tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia Covid-19 vështirësuan arritjen e disa nga objektivave të strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, efektet e të cilave vijuan edhe gjatë vitit 2021.
Pjesëmarrësit në këtë takim prezantuan arritjet kryesore gjatë vitit 2021 si: ulja e raportit të borxhit publik ndaj PBB në krahasim me vitin 2020; përmirësimi dhe rritja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat; ulja e detyrimeve të prapambetura; forcimi i planifikimit strategjik dhe menaxhimi i buxhetit në nivel lokal; përfshirja më të madhe të shoqërisë civile; përmirësimi i kuadrit ligjor në fusha të ndryshme; krijimi i një sistemi më të fortë të menaxhimit financiar dhe mjedisit të kontrollit të brendshëm; rritja e zbatimit të rekomandimeve të KLSH” njofton Ministria e Financave.
Në diskutimet nga pjesëmarrësit rezultoi se ka fusha të cilat kërkojnë angazhim dhe vëmendje më të shtuar për të arritur në nivelet e duhura, ndaj dhe MFE, në bashkëpunim me njësitë përgjegjëse do të rrisë përpjekjet për adresimin dhe realizimin e tyre.
Sondazh

10 Qershori, afati i fundit për “Start-Up”-et - Financim nga 1.5 deri në 5 milionë lekë për tre kategori
10 Qershori është afati i fundit i aplikimit për Start-upet dhe lehtësuesit e bizneseve me qëllim përfitimin e financimeve nga qeveria. Çdo individ që ka një......

“Start-up”-et të regjistrojnë markën - Beqiraj: Hapi kryesor për t’u mbrojtur nga keqpërdorimet
Çdo start-up i cili krijon një produkt të ri inovator që nuk është në treg, si hap të parë, duhet të aplikojë për patentën apo të regjistrojë markën e......

Patronazhistët, Helsinki: Tronditëse, të zbardhen përgjegjësit - Rystemaj: Ligji s’parashikon dënime, vetëm gjoba deri 2 milionë lekë që nuk funksionojnë
Komiteti Shqiptar i Helsinkut vëren me shqetësim se nuk është përmbyllur ende hetimi I publikimit të pagave të rreth 700 mijë qytetarëve si dhe skandalit që......

“Parqet eolike, 10 leje në zonë të ndaluar” - Projektet në Gadishullin e Karaburunit, fuqia e instaluar parashikohet në 65 MW
Të paktën 10 leje janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë nga era në Karaburun, një zonë......

Nafta në Shqipëri, më e larta në rajon - Rama: Bord komunist, por kemi taksa të ulëta. Tabaku: Të “shkrihet”
Bord komunist por ndihmesë psikologjike dhe financiare në kohë krize, kështu e ka cilësuar kryeministri Rama Bordin e Transparencës pas rritjes rekord të......

1/4 e kredive, për shtëpi: Huatë për banesë zënë 23% të totalit, nga 19% që ishte kjo peshë në 2016!
Huatë për blerje banesash për ekonominë gjatë muajit Prill 2022 fiksohen në 153 mld lekë, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, çka......

Rusia shton 9.5 miliardë dollarë në fondin e emergjencave - Paratë do të përdoren kryesisht për sigurimin e zhvillimit të ekonomisë
Qeveria e Rusisë ka shtuar 9.5 miliard dollarë në fondin e saj të rezervave për emergjenca, në një moment që Kremlini shënon një hap më shumë në përpjekjet për......

Shënon rekord çmimi i gazit natyror - Niveli më i lartë i arritur prej 14 vitesh
Çmimi i gazit natyror i kuotuar në dollarë në Nymex, ka arritur sot çmimin rekord për vitin 2022 në kuotën 9.664 dollarë, një nivel që nuk regjistrohej që nga......