Euro bie ndjeshëm gjatë tregtisë në Wall Street - BQE mbyll programin e lehtësimit sasior dhe do të rrisë interesat muajin e ardhshëm
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por gjatë sesionit të kaluar fitoi rreth 0.7% të vlerës përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Analistët shprehen se Rezerva Federale, në takimin e javës së ardhshme do të shtrëngojë sërish politikat monetare, ndërsa në mbledhjen e kësaj jave, Banka Qendrore Europiane sinjalizoi rritjen e normës bazë të interesit, në takimin e korrikut. Rritja e indeksit të çmimeve konsumatore në SHBA pritet të jetë ngadalësuar lehtë, gjatë majit dhe nivelin maksimal mund të ketë regjistruar në prill.
Në terma afatmesëm, tregjet presin se Rezerva Federale do të njoftojë, të takimin e javës së ardhshme, rritjen e normës së interesit me 50 pikë bazë, ndërkohë që pritet edhe dy rritje të tjera më vonë gjatë këtij viti. Këto pritshmëri e kanë mbështetur dollarin gjatë muajve të fundit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare fitoi 0.7% të vlerës në sesionin e kaluar, në rreth 103.3.
Gjatë kësaj jave, ndërkohë, ky indeks është rritur me rreth 1.1%. Euro është rimëkëmbur lehtë, por po tregtohet në rreth 1.0630 dollarë, niveli më i ulët që nga 23 maji. Në takimin e së enjtes, Banka Qendrore Europiane deklaroi se do të mbyllë programin e lehtësimit sasior më 1 korrik dhe më pas do të rrisë normën e interesit me 25 pikë bazë, në takimin e 21 korrikut. Në tregun e kriptovalutave, bitcoin po tregtohet pranë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1790 dollarë.
SCAN
Sondazh

Nafta, në rënie të lehtë - Pekini dhe Shaghai vendosin kufizime të reja të Covid-19
Nafta ka rënë lehtë në sesionin e sotëm, por vijon të tregtohet në nivelin më të lartë në 3 muajt e fundit. Mbështetja kryesore për çmimet është rritja e......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë. Ndërkohë, që vendimet e Bankës Qendrore Europiane ishin të......

Air France rikthen fluturimet drejt Tiranës pas 32 vitesh – Rama: Aeroporti "Nënë Tereza" do të jetë një motor i shtuar i ekonomisë në këtë kohë të vështirë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se pas 32 vitesh pas fluturimit të fundit nga Tirana,......

Kriza prek edhe pagesën e kredive: Norma e huave me probleme rritet për herë të parë pas 14 muajsh rënie!
Për herë të parë pas 14 muajsh me radhë në rënie graduale, treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rritje gjatë prillit të këtij viti. Kështu, të......

Ndërsa inflacioni rritet, Eurozona do të ketë rritjen e parë të normës së interesit në 11 vjet!
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka konfirmuar se do të rrisë normat e interesit në një përpjekje për të ulur çmimet në rritje në të gjithë zonën euro. Rritja do......

Dollari amerikan dhe Paundi britanik e mbyllin javën pozitivisht!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë që nga fillimi i kësaj jave teksa është blerë këtë të premte me 112 lekë dhe është......

Shqipëria, 4 skenarë për krizën! Paralajmërohen ‘Green Bonds’ e “Social Bonds’
https://www.youtube.com/watch?v=T6ddANJh-sA Qeveria shqiptare po përgatitet për rritjen e normave të interesit në tregjet e huaja dhe në tregun e brendshëm,......

Guvernatori Sejko merr kryesimin e Bordit Drejtues të Center of Excellence in Finance (CEF)
Në datën 8 qershor 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen Vjetore të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës......