Bota Postuar më 10 Qershor 2022, 10:55

Nafta, në rënie të lehtë - Pekini dhe Shaghai vendosin kufizime të reja të Covid-19

Nga SCAN TV

Nafta ka rënë lehtë në sesionin e sotëm, por vijon të tregtohet në nivelin më të lartë në 3 muajt e fundit. Mbështetja kryesore për çmimet është rritja e kërkesës dhe tkurrja e furnizimit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 122 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 120 dollarë për fuçi.

Çmimet po gjenden nën presion për shkak të rasteve të reja me Covid-19 të raportuara në Shanghai dhe në Pekin, dy prej provincave më të mëdha në Kinë. Autoritetet kanë vendosur kufizime të reja, ndërsa po testohet miliona qytetarë. Referuar të dhënave të tjera, importet e naftës nga Kina u rritën me 12%, gjatë majit.

Gjithsesi, sipas analistëve çmimet po gjejnë një mbështetje të madhe nga të dhënat se kërkesa në SHBA po rimëkëmbet ndjeshëm, ndërsa ka filluar sezoni i pushimeve verore.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera kanë hedhur në treg naftë nga rezervat strategjike, por efekti në treg ka qënë i limituar, sepse prodhimi në rang global nuk po rritet. Javën e kaluar, OPEC+ vendosi të rrisë prodhimin me 648 mijë fuçi në ditë, gjatë korrikut dhe gushtit, por kjo shifër është e pamjaftueshme për t’ju përgjigjur kërkesës në rritje.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat