Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2022, 10:39

Air France rikthen fluturimet drejt Tiranës pas 32 vitesh – Rama: Aeroporti "Nënë Tereza" do të jetë një motor i shtuar i ekonomisë në këtë kohë të vështirë

Nga SCAN TV

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se pas 32 vitesh pas fluturimit të fundit nga Tirana, kompania franceze e flamurit do të nis fluturimet drejt Tiranës më 9 korrik.

“Me rritjen e lartë gjatë këtij viti të linjave dhe të numrit të vizitorëve, aeroporti "Nënë Tereza" do të jetë një motor i shtuar i ekonomisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Rama.

Që nga viti 2013, Air France shërben 36 destinacione në Francë dhe operon në mbarë botën shërbime të planifikuara të pasagjerëve dhe ngarkesave në rreth 175 destinacione në 78 vende.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat