Bota Postuar më 10 Qershor 2022, 12:03

Truri gjithashtu ndikon në shtimin e peshës. Shifrat

Nga SCAN TV

Obeziteti nuk është problem vullneti, siç është supozuar shpesh deri më tani. Përkundrazi, është një sëmundje e sistemit nervor qendror, e cila shfaqet duke na bërë të shtojmë peshë.

Studimet e fundit tregojnë se pesha e tepërt shkaktohet nga një qark i shkurtër që ndodh në hipotalamus, zona e trurit që rregullon urinë dhe ngopjen, duke integruar stimuj që vijnë nga indi dhjamor, sistemi gastrointestinal dhe korteksi cerebral.

Ilaçet e reja kundër obezitetit veprojnë në tru, duke reduktuar ndjenjën e urisë. Por po studiohen edhe molekulat që aktivizojnë qelizat e yndyrës kafe, të cilat djegin kalori.

102 cm është vija e belit përtej të cilit meshkujt kanë një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Në mbarë botën, 800 milionë njerëz kanë një indeks të masës trupore që mund të çojë në probleme shëndetësore, dhe më shumë se një e katërta janë fëmijë. Në Itali rreth 10% e popullsisë është obeze.

89 centimetra është vija e belit përtej të cilit gratë kanë një rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës dhe diabetit. FCS

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat