Bota Postuar më 11 Shkurt 2023, 09:59

SHBA: Kinezët nuk mund të blejnë prona këtu! - Pekini: Vendimi shkel rëndë dhe qartë rregullat e tregut

Nga SCAN TV
SHBA: Kinezët nuk mund të blejnë prona këtu! - Pekini:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkelin parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare duke marrë në konsideratë një ndalim për qytetarët kinezë që të blejnë prona në Shtetet e Bashkuara. Ministria e jashtme kineze reagoi ashpër duke thënë se përgjithësimi i konceptit të sigurisë kombëtare dhe politizimi i çështjeve ekonomike, tregtare dhe investimesh shkel rregullat e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare.

Shtetet e apara amerikane që po e shqyrtojnë seriozisht këtë mundësi janë Teksasi, Arkansas dhe Florida. Këto shtete, por jo vetëm, po peshojnë legjislacionin që do t'i ndalonte qytetarët kinezë të blejnë pasuri të paluajtshme, sipas disa raporteve, ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës përshkallëzohen për çështje të sigurisë kombëtare.

Ministria e jashtme kineze në reagimin e saj shtoi se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA ka një natyrë reciproke të dobishme. Gjatë viteve, ndërmarrjet kineze kanë investuar në Shtetet e Bashkuara dhe kanë dhënë kontribute të rëndësishme në promovimin e punësimit të brendshëm dhe zhvillimit ekonomik në Shtetet e Bashkuara, sipas tij.

Vendimi u mor në një moment që Shtetet e Bashkuara propozojnë masa të shumta në shenjë hakmarrjeje pasi një balonë spiune kineze u rrëzua pak pas hyrjes në hapësirën ajrore të SHBA.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat