Hiqen kritere penalizuese për bursat në arsimin profesional - Projektvendimi/ Nxënësit do të përfitojnë edhe kur prindërit kanë biznes

Qeveria shqiptare do të heqë kriteret penalizuese për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit profesional. Së shpejti pritet të ketë ndryshime në vendimin “nr. 666, datë 10.10.2019, “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike. Kështu, ndryshimet parashikojnë “dhënien e bursës së plotë ose të pjesshme për nxënësit e arsimit të mesëm profesional të cilët përmbushin kriterin e rezultateve të arritura, kriterin joekonomik, kriterin e degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm, pavarësisht nëse familjet e tyre ushtrojnë apo jo veprimtari private.
Sipas vendimit i cili aktualisht është në fuqi, nxënësit që plotësojnë të gjitha kriteret e mësipërme, humbasin të drejtën e përfitimit të bursës, nëse janë ndarë nga trungu familjar; familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private; deklarohen mbetës ose përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jo kaluese”.
Në projektvendimin që po hartohet synohet të hiqet kriteri penalizues që lidhet me faktin nëse familjet e tyre ushtrojnë apo jo veprimtari private.
Masa e bursës së plotë që përfitojnë nxënësit e arsimit profesional arrin në rreth 7 mijë lekë në muaj, ndërsa bursa e pjesshme në rreth 3500 lekë.
Ky projektvendim është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave, ku një ndër prioritet e qeverisë për vitin 2022-2024 është rritja e aksesit të fëmijëve në arsimin parashkollor, ndjekja e arsimit bazë dhe të mesëm si dhe përfshirja me përparësi e grupeve vulnerabël.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ulet çmimi i naftës në SHBA - Sanksionet perëndimore ndaj Moskës nisin të japin efekt
Çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë këtë muaj dhe mund të bien dhe më shumë në të ardhmen, sipas analistëve. Kjo rënie e papritur......

Raporti i SolarPower Europe – 2022, viti kur filloi vërtet epoka diellore
Vetëm historia do ta tregojë, por ka të ngjarë që Evropa ta kujtojë vitin 2022 si vitin e fillimit të vërtetë të epokës diellore. Solar shënon të tre kutitë e......

Qeveria Shqiptare vendos 13 shkurtin si ‘ditë zie kombëtare’ – Rama: Shenjë solidariteti me Turqinë mike
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqëz zyrtare, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë......

Paralajmërimi financiar i Bezos: Jini të kujdesshëm me investimet, ja 3 blerjet më rezistente ndaj recesionit!
Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, po jep alarmin. Bezos thotë se ekonomia “nuk duket mirë tani”. “Gjërat po ngadalësohen. Ju po shihni......

Zbulimi: Shkarkimi i pluhurit të hënës në hapësirë mund të ndalojë ngrohjen globale!
Ne mund të ndalojmë ngrohjen globale duke hedhur pluhurin e hënës në hapësirë, thonë studiuesit. Nga ndërtimi i një ferme diellore masive lundruese te......

Jep dorëheqjen Kryeministrja i Moldavisë – Kolaps i qeverisë si pasojë e krizave të vazhdueshme!
Qeveria e Moldavisë u rrëzua të premten pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen pas 18 muajsh në pushtet, një periudhë e shënuar......

“Nuk ka rritje të çmimeve të bulmetit” - Donjaldo Hoxha: 95% e nënproduketeve të qumështit nuk do të shtrenjtohen
Çmimet e 95% të produkteve të bulmetit nuk do të kenë rritje. Çmimet e qumështit të lopës dhe nënprodukteve të tij nuk do të rriten. Në një intervistë për......

Udhëheqësit e BE-së forcojnë retorikën për kthimet e emigrantëve – Thirrje për financimin e gardheve kufitare
Kontrolli i emigracionit është rishfaqur në krye të axhendës së BE-së pas një rritjeje të migrimit të parregullt në vitin 2022. Vitin e kaluar, rreth 330,000......