Europa Postuar më 11 Shkurt 2023, 09:35

Jep dorëheqjen Kryeministrja i Moldavisë – Kolaps i qeverisë si pasojë e krizave të vazhdueshme!

Nga SCAN TV
Jep dorëheqjen Kryeministrja i Moldavisë – Kolaps i

Qeveria e Moldavisë u rrëzua të premten pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen pas 18 muajsh në pushtet, një periudhë e shënuar nga trazirat ekonomike dhe tensionet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Gavrilita tha në një konferencë shtypi se "ka ardhur koha që unë të njoftoj dorëheqjen time" dhe tha se askush nuk priste që qeveria e saj, e zgjedhur në verën e vitit 2021, "do të duhej të menaxhonte kaq shumë kriza të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë".

Një varg i gjatë problemesh shënuan kryeministren Gavrilita. Vendi me 2.5 milionë banorë ka vuajtur nga rritja e inflacionit dhe u tensionua vitin e kaluar nga një fluks refugjatësh ukrainas.

Ajo gjithashtu ka luftuar për t'u larguar nga gazi rus dhe është marrë me ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ajrore në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Moldavia është fqinjë me Ukrainën dhe sistemi i saj energjetik është i ndërlidhur me të.

Moldavia gjithashtu është përballur me raketat nga lufta në Ukrainë që kalojnë qiellin e saj. Të premten në mëngjes, dy raketa lundrimi ruse fluturuan mbi hapësirën ajrore të Moldavisë përpara se të hynin në Ukrainë, sipas shefit ushtarak të Kievit, pasi u qëlluan nga Deti i Zi.

Autoritetet moldave konfirmuan deklaratën e Ukrainës dhe thirrën ambasadorin rus për të protestuar "kundër shkeljes së papranueshme të hapësirës sonë ajrore nga një raketë ruse", sipas një deklarate.

Pasi Gavrilita dha dorëheqjen, presidentja e Moldavisë Maia Sandu e falënderoi atë për "sakrificën dhe përpjekjet e saj të mëdha për të udhëhequr vendin në një kohë me kaq shumë kriza".

“Megjithë sfidat e paprecedentë, vendi u qeveris me përgjegjësi, me kujdes të madh dhe punë të përkushtuar”, tha Sandu. "Ne kemi stabilitet, paqe dhe zhvillim ku të tjerët donin luftë dhe falimentim."

Një qeveri e re do të emërohet nga Sandu dhe më pas duhet të miratohet nga parlamenti 101-vendësh i Moldavisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 17 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari dhe Paundi!

Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që e ka shoqëruar përgjatë kësaj periudhë duke u......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari dhe Paundi!

Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që e ka shoqëruar përgjatë kësaj periudhë duke u......