Inflacioni mbetet i lartë nga qumështi e vezët - Bien presionet nga jashtë mbi çmimet, por qëndrojnë të forta nga tregu i brendshëm

Pas një rritjeje progresive në harkun kohor të një viti, inflacioni shënoi për herë të parë rënie gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit që sapo lamë pas. Nga Banka e Shqipërisë, ky zhvillim u përkufizua pikë kthese sa i përket ecurisë së ccmimeve, madje përtej pritshmërive më pozitive, por cilët janë faktorët që sollën këtë rënie, dhe gjithashtu, cilët janë faktorët që bëjnë presion në kahun e kundërt.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i fortë i çmimeve të naftës dhe rënia e kostove të transportit të mallrave zbutën presionin mbi çmimet në terma globalë, duke u reflektuar edhe në ekonominë shqiptare. Lehtësim që po kundërbalancohet nga presionet e brendëshme mbi çmimet, veccanërisht ato të bulmeteve dhe vezëve.
Grupi Qumësht, djathë dhe vezë është edhe fajtori kryesor i ccmimeve të larta me të cilat vijojnë të përballen ende qytetarët shqiptarë. Ne inflacionin vjetor të vitit që sapo lamë pas ato zënë 24% të kontibutit, në një kohë që ulje të ndjeshme kanë shënuar karburantet duke zënë vetëm 17.3% të peshës së përgjithëshme.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Inflacioni vjetor në tremujorin e katërt vijoi të përcaktohet në mënyrë të konsiderueshme nga kategoria “Ushqime të përpunuara” (43%). Brenda kësaj kategorie vihet re një ngadalësim i përgjithshëm i nënkategorive të saj, me përjashtim të nënkategorisë “qumësht, djathë dhe vezë” e cila vijoi të demonstrojë rritje të çmimeve. Kategoria “Ushqime të papërpunuara” dha kontribut më të lartë se një tremujor më parë, por duke rritur inflacionin total me vetëm 0.1 pikë përqindjeje. Nëngrupet “fruta” dhe “perime” demonstruan prirje rënëse të kontributeve në muajin dhjetor, duke lehtësuar presionet që vijnë nga kërkesa e rritur për mallra të kësaj kategorie në këtë muaj të vitit.
Kontributi i kategorisë “Mallra joushqimore” rezultoi -0.3 pikë përqindje më i ulët se në tremujorin paraardhës. Ky zhvillim ishte më i spikatur në muajin dhjetor, duke pasqyruar ngadalësimin e ndjeshëm të ritmeve rritëse të çmimeve të lëndëve të para, kombinuar me efektet nga nënçmimi i dollarit amerikan në tregjet ndërkombëtare dhe në atë të brendshëm valutor.
Çmimet e komponentëve të tjerë më të qëndrueshëm të inflacionit, ku përfshihen kategoritë “Shërbime, strehim dhe mallra”, rezultuan thuajse në të njëjtën vlerë të kontributit në formimin e inflacionit, krahasuar me një tremujor më parë.
Kategoria “strehim” vijoi prirjen rritëse, duke përcjellë edhe presionet e larta nga çmimet e ndërtimeve. Ndërkohë, kategoria “shërbime” regjistroi rënie të kontributit, kryesisht për shkak të çmimeve më të ulëta të paketave turistike.
Krahas tyre, edhe çmimet në nënkategorinë “hotele, kafene dhe restorante”, shënuan një ngadalësim të lehtë, veçanërisht në muajin dhjetor. Kategoria e mallrave dhe e shërbimeve me “çmime të rregulluara” ruajti kontributet e neglizhueshme në formimin e inflacionit total të tremujorit në analizë.
Lorenc Rabeta / SCAN

Depozitohet projektligji, 2 marsi të shpallet festë zyrtare - Në kalendarin e vitit 2023 janë 14 festa zyrtare kombëtare
Në Kuvend është depozituar një projektligj për disa ndryshime në ligjin për festat zyrtare. Deputeti Eduart Ndreca ka propozuar që 2 marsi ku u themelua......

Inflacioni me rënie modeste - Zbret në 7.2% në Janar. Por, ushqimet, 13.3% më të shtrenjta
Inflacioni e ka nisur vitin me një rënie të mëtejshme, paçka se modeste, duke zbritur pranë 7.2%, nga 7.4% që ishte në muajin dhjetor, sinjalizojnë shifrat më......

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, marrëveshje për aeroportin e Ohrit - Lehtësohen procedurat e fluturimeve në hapësirën e përbashkët mes dy Autoriteteve
Qeveria shqiptare ka depozituar për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të......

Ndryshon “kursi” i qeverisë, nga ulje taksash ne subvencion - Nis puna për heqjen e barrierave, eksport edhe për produktet shtazore
Ndërsa aktualisht subvencionohet vetëm sektori i bujqësisë, duket se qeveria shqiptare, për të përgatitur industritë për tregun e Bashkimit Europian, do të......

Me çfarë çmimi shitet qumështi në ferma? - Ylli: Me 56 lekë/kg, fermerët dalin me fitim!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me rritje të vazhdueshme të ccmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa kanë marrë një tjetër paralajmërim për......

Goldman Sachs paralajmëron: Nafta përballet me një 'problem serioz' deri në vitin 2024!
Çmimet e naftës janë ulur në muajt e fundit, por Goldman Sachs sheh një rikthim të madh në horizont. Duke folur në një konference në Arabinë Saudite, kreu......

Rubla ruse bie në nivelin më të dobët kundrejt dollarit që nga fundi i prillit 2022!
Rubla ruse ra në nivelin e saj më të dobët ndaj dollarit që nga fundi i prillit, e nxitur nga kërkesa e tregut për valutë të huaj dhe të ardhurat më të ulëta......

Yellen thirrje Kinës: Duhet të ecni më shpejt me ristrukturimet e borxhit!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se ajo dëshiron që Kina të lëvizë më shpejt për të mbështetur ristrukturimin specifik të borxhit për vendet......