Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2023, 12:32

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, marrëveshje për aeroportin e Ohrit - Lehtësohen procedurat e fluturimeve në hapësirën e përbashkët mes dy Autoriteteve

Nga SCAN TV
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, marrëveshje për aeroportin e

Qeveria shqiptare ka depozituar për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit. Marrëveshja synon lehtësimin e kryerjes së sigurt të operacioneve të fluturimeve ndërkombëtare, përtej kufijve të tyre të përbashkët shtetërorë, në Ohër, aeroporti Apostulli Shën Pali, në interes të përdoruesve të hapësirës ajrore dhe pasagjerëve të tyre.

Burime zyrtare brenda Qeverisë Shqiptare sqaruan ekskluzivisht për Scan Televizion bëhet fjalë për një marrëveshje me karakter teknik, e cila ka të bëjë procedurat e sigurisë në Aereoportin e Ohrit. Marrëveshja bën të mundur që procedurat e uljeve apo të ngritjes së avionëve të menaxhohen vetëm nga një autoritet i kontrollit të trafikut ajror, për shkak të hapësirës shumë të vogël që ndajnë dy shtetet në afërsi të aeroportit Apostulli Shën Pali.

Aktualisht drejtuesit e avionëve janë të detyruar të procedojnë me të dy autoritetet për një periudhë shumë të shkurtër fluturimi, gjë që në industrinë e aviacionit konsiderohet procedurë me risk për shkak të hapësirës shumë të vogël dhe kohës së kufizuar për të kryer veprimet.

Marrëveshja vjen pasi si Shqipëria, ashtu edhe maqedonia e Veriut janë palë në konventën mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, të njohur si Konventa e Ccikagos e miratuar që në vitin 1944.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat