Ndryshon “kursi” i qeverisë, nga ulje taksash ne subvencion - Nis puna për heqjen e barrierave, eksport edhe për produktet shtazore

Ndërsa aktualisht subvencionohet vetëm sektori i bujqësisë, duket se qeveria shqiptare, për të përgatitur industritë për tregun e Bashkimit Europian, do të ndryshojë kurs, përmes ofrimit të mbështetjes financiare edhe për sektorë të tjerë, duke hequr dorë nga përjashtimet fiskale.
Komiteti Kombëtar i Lehtësimit të Tregtisë ka dalë në konkluzion se për këtë qëllim do të iniciohen disa studime sektoriale, për të parë hapësirat se ku është më i nevojshëm subvencionimi.
E ndërsa eksportet shtazore janë në nivele të papërfillshme, kërkohet ndihma e Bashkimit Europian për të kaluar në filtër cilësinë e tyre në mënyrë që të gjenden tregje ndërkombëtare.
Në hartën e eksporteve, blegtoria zë vetëm 0.5 për qind në sasi dhe 0.9 për qind në vlerë, shifra këto të pakonsiderueshme në krahasim me sektorët e tjerë të bujqësisë. Cilësia e produkteve dhe mungesa e certifikimit ka qenë arsyeja kryesore që ka frenuar eksportin.
Por tashmë me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmbushja e standardeve europiane të produkteve bujqësore dhe blegtorale është kusht.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare po përpiqet të rrisë shkëmbimet tregtare me Japoninë, përmes lehtësimit të tregtisë. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT për vitit 2022, shkëmbimet tregtare me këtë shtet janë në nivele modeste dhe llogariten afro 60 milion euro, ndërsa në sasi fiksohen në afro 13 mijë ton.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Me çfarë çmimi shitet qumështi në ferma? - Ylli: Me 56 lekë/kg, fermerët dalin me fitim!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me rritje të vazhdueshme të ccmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa kanë marrë një tjetër paralajmërim për......

Goldman Sachs paralajmëron: Nafta përballet me një 'problem serioz' deri në vitin 2024!
Çmimet e naftës janë ulur në muajt e fundit, por Goldman Sachs sheh një rikthim të madh në horizont. Duke folur në një konference në Arabinë Saudite, kreu......

Rubla ruse bie në nivelin më të dobët kundrejt dollarit që nga fundi i prillit 2022!
Rubla ruse ra në nivelin e saj më të dobët ndaj dollarit që nga fundi i prillit, e nxitur nga kërkesa e tregut për valutë të huaj dhe të ardhurat më të ulëta......

Yellen thirrje Kinës: Duhet të ecni më shpejt me ristrukturimet e borxhit!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se ajo dëshiron që Kina të lëvizë më shpejt për të mbështetur ristrukturimin specifik të borxhit për vendet......

Gigapresses: Kallëpe gjigante që riformësojnë prodhimin e makinave!
Duke zëvendësuar rreth 60 komponentë të salduar me një modul të vetëm, makinat gjigante të derdhjes së aluminit të prodhuara nga furnizuesit si Tesla IDRA......

Fed mund të shtypë ekonominë në përpjekjen e saj për ta luftuar atë!
Inflacioni ka një shans 75% për t'u rikuperuar dhe Fed mund të përfundojë duke shtypur ekonominë ndërsa përpiqet të frenojë çmimet në rritje, sipas ekonomistit......

Rusia ul ndjeshëm prodhimin e naftës: 500 mijë fuçi më pak në ditë duke filluar nga marsi!
Rusia do të ulë prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë, ose rreth 5% të prodhimit, duke filluar nga muaji mars. Lajmi u konfirmua nga zv/kryeministri rus......

Yahoo redukton stafin me 20% - Kompania e cilëson vendimin si një ndryshim strategjik
Yahoo planifikon të reduktojë me 20% forcën e saj të punës teksa vazhdon ende me ristrukturimin e madh të departamentit të saj të teknologjisë. Shkurtimet nga......