Inflacioni me rënie modeste - Zbret në 7.2% në Janar. Por, ushqimet, 13.3% më të shtrenjta

Inflacioni e ka nisur vitin me një rënie të mëtejshme, paçka se modeste, duke zbritur pranë 7.2%, nga 7.4% që ishte në muajin dhjetor, sinjalizojnë shifrat më të fundit mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit nga Instituti i Statistikave. Kështu, gjatë janarit të këtij viti çmimet rezultojnë 7.2% më të larta se janari i vitit të kaluar, si dhe 1.1% më të larta se dhjetori i vitit të kaluar. Gjatë janarit të një viti më parë ndërkohë, norma e inflacionit fiksohej pranë 3.7%.
Sipas Instat, ndikimin më të madh në normën e inflacionit prej 7.2% në janar e ka dhënë grupi “ushqime dhe pije joalkoolike”, me 4.67 pikë përqindje. Ndërkohë grupet e tjera duket të kenë dhënë një impakt ndjeshëm më të vogël, duke nisur nga ai “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.56 pikë përqindje, ndjekur nga “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.52 pikë përqindje, “Transporti” me 0,39 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.26 pikë përqindje, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.25 pikë përqindje, etj. Grupi “Argëtim dhe kulturë” ka dhënë kontributin më të ulët, me vetëm 0.04 pikë përqindje, ndërkohë që asnjë grup tjetër nuk duket të ketë dhënë kontribut negativ.
Sa i përket ndryshimit të çmimeve të grupeve kryesore krahasuar me një vit më parë vërejmë se në vend të parë qëndron grupi “Ushqime dhe pije joalkolike”, me 13.3% rritje të çmimeve, ndjekur nga grupi i “Mobilimit dhe pajisjeve shtëpiake”, me 6.6%, si dhe transporti me 6.5%. Edhe grupi i “hotele, kafene dhe ristorante” regjistron një normë inflacioni relativisht të lartë për janarin, pranë 5.6% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Sakaq, vijon të ngrejë pikëpyetje grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me një normë inflacioni pranë 2.4%.
Vetëm sa i përket ushqimeve ndërkohë, çmimet rezultojnë 13.9% më të larta në janar, krahasuar me janarin 2022. Rritjen më të lartë e regjistrojnë produktet e bulmetit, 26.4% më të shtrenjta se një vit më parë, ndjekur nga vajrat dhe yndrynat me 21.4% shtrenjtim, peshku me 17.3%, buka dhe drithërat me 15.3%, mishi me 14.4%, sheqeri dhe ëmbëlsirat me 14.3%, etj. Frutat janë i vetmi nëngrup i ushqimeve që regjistrohen me rënie të çmimeve krahasuar me janarin e vitit të kaluar, me -0.7%.
Ndryshimet mujore të çmimeve ndërkohë, tregojnë se ushqimet vijojnë të qëndrojnë në krye, plot 2.6% më të shtrenjta në janar krahasuar me dhjetorin, dhe ku shtrenjtimin më të madh e regjistrojnë zarzavatet, por që janë produkte sezonale. Shqetësuese duken çmimet e mishit, peshkut dhe bulmetit, në rritje mes 1.5% dhe 1.9% në janar, krahasuar me dhjetorin. Në grupet e tjera ndërkohë nuk vihen re luhatje të mëdha të çmimeve krahasuar me muajin paraardhës.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, marrëveshje për aeroportin e Ohrit - Lehtësohen procedurat e fluturimeve në hapësirën e përbashkët mes dy Autoriteteve
Qeveria shqiptare ka depozituar për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të......

Ndryshon “kursi” i qeverisë, nga ulje taksash ne subvencion - Nis puna për heqjen e barrierave, eksport edhe për produktet shtazore
Ndërsa aktualisht subvencionohet vetëm sektori i bujqësisë, duket se qeveria shqiptare, për të përgatitur industritë për tregun e Bashkimit Europian, do të......

Me çfarë çmimi shitet qumështi në ferma? - Ylli: Me 56 lekë/kg, fermerët dalin me fitim!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me rritje të vazhdueshme të ccmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa kanë marrë një tjetër paralajmërim për......

Goldman Sachs paralajmëron: Nafta përballet me një 'problem serioz' deri në vitin 2024!
Çmimet e naftës janë ulur në muajt e fundit, por Goldman Sachs sheh një rikthim të madh në horizont. Duke folur në një konference në Arabinë Saudite, kreu......

Rubla ruse bie në nivelin më të dobët kundrejt dollarit që nga fundi i prillit 2022!
Rubla ruse ra në nivelin e saj më të dobët ndaj dollarit që nga fundi i prillit, e nxitur nga kërkesa e tregut për valutë të huaj dhe të ardhurat më të ulëta......

Yellen thirrje Kinës: Duhet të ecni më shpejt me ristrukturimet e borxhit!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se ajo dëshiron që Kina të lëvizë më shpejt për të mbështetur ristrukturimin specifik të borxhit për vendet......

Gigapresses: Kallëpe gjigante që riformësojnë prodhimin e makinave!
Duke zëvendësuar rreth 60 komponentë të salduar me një modul të vetëm, makinat gjigante të derdhjes së aluminit të prodhuara nga furnizuesit si Tesla IDRA......

Fed mund të shtypë ekonominë në përpjekjen e saj për ta luftuar atë!
Inflacioni ka një shans 75% për t'u rikuperuar dhe Fed mund të përfundojë duke shtypur ekonominë ndërsa përpiqet të frenojë çmimet në rritje, sipas ekonomistit......