Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2023, 12:34

Depozitohet projektligji, 2 marsi të shpallet festë zyrtare - Në kalendarin e vitit 2023 janë 14 festa zyrtare kombëtare

Nga SCAN TV
Depozitohet projektligji, 2 marsi të shpallet festë zyrtare - Në

Në Kuvend është depozituar një projektligj për disa ndryshime në ligjin për festat zyrtare. Deputeti Eduart Ndreca ka propozuar që 2 marsi ku u themelua Kuvendi i Beslidhjes së Lezhës, i cili çmohet të jetë pika e nisjes së krijimit të shtetit shqiptar, të shpallet ditë Feste Zyrtare.

Në relacionin shpjegues thuhet se ky propozim do t’i shtojë me tepër rëndësi forcimit të identitetit Kombetar gjithashtu do të nxis dhe studiuesit e fushës së historisë shqiptare dhe të huaj për të vijuar me hulumtime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje të epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Nëse do të shpallet ditë feste zyrtare, 2 marsi do të nxisë dhe organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore, jo vetëm në Lezhë por e më gjerë duke i dhënë më tepër ngjyra kësaj date të rëndësishme për shtetin shqiptar. Por sa festa zyrtare ka shqipëria dhe cilat janë ato? Nëse do të shohim kalendarin e festave zyrtare për vitin 2023 gjithsej janë 14 festa zyrtare kombëtare.

Datat 1 dhe 2 janar janë dy ditët e para të vitit të cilat janë pushim, pasi festohet Viti i Ri. Në muajin mars 2 ditët pushim të cilësuara si festa zyrtare kombëtare, përkojnë me datën 14 ku festohet dita e Verës dhe data 22 dita e Nevruzit e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për besimtarët bektashian.

Në muajin prill të dielat e Pashkëve për këtë vit përkojnë në datat 9 dhe 16 ndërsa dita e Bajramit të madh për besimtarët mysliman është në datë 21. Ndërkohë disa nga festat të cilat janë shpallura festa kombëtare është 1 maji dita e punonjësve, 28 qershori ku mund të jetë dita e Kurban Bajramit për të vijuar me 5 shtatorin ditën e shenjtërimit të Shenjtë Terezës.

28 dhe 29 nëntori janë ditë pushim pasi janë festat e flamurit dhe pavarësisë si dhe dita e çlirmit të Shqipërisë. Në dhjetor festat kombëtare mbyllen me 8 dhjetorin ditën e rinisë dhe data 25, dita e Krishtlindjeve.  Në rastet kur festa apo festat zyrtare bien në ditën apo ditët e pushimit javor, atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat