“Nuk ka rritje të çmimeve të bulmetit” - Donjaldo Hoxha: 95% e nënproduketeve të qumështit nuk do të shtrenjtohen

Çmimet e 95% të produkteve të bulmetit nuk do të kenë rritje. Çmimet e qumështit të lopës dhe nënprodukteve të tij nuk do të rriten. Në një intervistë për emisionin Scan Update, Donjaldo Hoxha nga Shoqata e Përpunimit të Qumështit përgënjeshtroi lajmin për rritjen e çmimeve. Ai dha këtë përcaktim.
“Nuk ka asnjë njoftim nga kompanitë e përpunimit të qumështit të paktën nga ato që kemi anëtarë të Shoqatës sonë për ndryshim të çmimeve për produktet e qumështit me qumësht lope. Pra për kosin, qumështin, djathin, salcën e kosit dhe gjizën që prodhohet nga qumështi i lopës, të cilat janë produktet e përditshme që konsumojmë, nuk do të ketë asnjë ndryshim të çmimeve dhe sot këto përbëjnë rreth 92%-95% të të gjitha produketeve që prodhohen me qumësht dhe nënprodukteve të tij. Është shumë ë rëndësishmë ta theksojmë këtë,” u shpreh Donjaldo Hoxha, Shoqata e përpunuesve të qumështit.
Por nga ana tjetër, ai bën një përjashtim për produktet me bazë qumështin e bagëtive të imëta.
“Diskutohet vetëm për prodhuesit që janë me qumësht delje. Dhe unë do të flas për anëtarët e shoqatës time, që janë 8 kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend, vetëm 1 prej këtyre anëtarëve ka njoftuar për ndryshime të çmimeve për shkak të kostove që ka në qumështin e deles, pra po flasim vetëm për produktet që janë me qumësht delje dhe qumësht dhie,” tha Hoxha.
Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit duke nisur nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë një rritje të çmimeve deri në 37%.
Blerta Lata / SCAN
Sondazh

Udhëheqësit e BE-së forcojnë retorikën për kthimet e emigrantëve – Thirrje për financimin e gardheve kufitare
Kontrolli i emigracionit është rishfaqur në krye të axhendës së BE-së pas një rritjeje të migrimit të parregullt në vitin 2022. Vitin e kaluar, rreth 330,000......

Vera shqiptare bllokohet në doganat e huaja - Analizat e ISUV të pa akredituara, mangësi në legjislacion
Kantinat shqiptare po hasin barriera në eksportin e verës dhe një pjesë e konsiderueshme e produktit është bllokuar në doganat e huaja. Sipas ligjeve të......

Si po përpiqen kompanitë të ndihmojnë viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri
Kompanitë në mbarë botën po garojnë për të ofruar ndihmë për viktimat e tërmetit shkatërrues që ka përfshirë Turqinë dhe Sirinë, duke dhuruar ushqime, ilaçe,......

Kreditë me probleme e mbyllin vitin me sukses - Dhjetori rikthen tendencat rënëse, treguesi ulet në 5%
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rënie me 0.05 pikë përqindje gjatë muajit dhjetor,......

Teknologjia, fusha më e kërkuar për të rinjtë - Demiri: Nuk na mungon inteligjenca, por strategjitë e duhura për përgatitjen e specialistëve
Erion Demiri, Inxhinier i Sigurisë Kibernëtike, i ftuar në emisionin “Studio Intel” u shpreh se sheh një vëmendje të shtuar të të rinjve drejt fushave të......

Paga minimale 40 mijë lekë, bizneset në udhëkryq - Sa do t’u kushtojnë punonjësit bizneseve pas rritjes së kostove?
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që paga minimale të arrij në 40000 mijë lekë, por kush do të përfitoj dhe kush do të rëndohet nga kjo rritje e pagës......

Inflacioni mbetet i lartë nga qumështi e vezët - Bien presionet nga jashtë mbi çmimet, por qëndrojnë të forta nga tregu i brendshëm
Pas një rritjeje progresive në harkun kohor të një viti, inflacioni shënoi për herë të parë rënie gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit që sapo lamë pas. Nga......

Depozitohet projektligji, 2 marsi të shpallet festë zyrtare - Në kalendarin e vitit 2023 janë 14 festa zyrtare kombëtare
Në Kuvend është depozituar një projektligj për disa ndryshime në ligjin për festat zyrtare. Deputeti Eduart Ndreca ka propozuar që 2 marsi ku u themelua......