Efekti anësor i rritjes së pagave, çmimet e larta në 2023 - Analiza e BSH: Presionet inflacioniste nga jashtë ranë, por janë rritur faktorët e brendshëm

Rritja e pagave dhe e punësimit në vend ka një efekt anësor të padëshirueshëm: ato po kontribuojnë fort në rritjen e çmimeve. Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë, presionet inflacioniste nga jashtë kënë rënë ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit të vitit 2022, por jo ato të brendëshmet, të cilat duken se janë shkaktari kryesor i çmimeve të larta me të cilat po vijojnë të përballen familjet shqiptare.
Paga mesatare në sektorin privat ka vazhduar të rritet me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022. Rritja vjetore arriti nivelin 12.3%, nga 11.9% një tremujor më parë. Ndër kontributet sektoriale, spikatën në mënyrë të veçantë degët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Industrisë”, “Administratës publike” dhe “Informacionit dhe komunikacionit”.
Po ashtu, kostot e punës për njësi gjatë tremujorit të tretë janë rritur me ritme të ngjashme me tremujorin e mëparshëm (3.6%, krahasuar me 3.4%). Efekti nga paga është më i fortë se ndikimi nga rritja e produktivitetit, ashtu sikurse në tremujorin e mëparshëm.
“Rritja e punësimit u përshpejtua, papunësia qëndroi në nivelin më të ulët të regjistruar dhe pagat në sektorin privat vijuan rritjen dyshifrore. Kjo është pasqyruar në norma të larta të inflacionit bazë gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit 2022”, thekson Banka e Shqipërisë në analizë, duke parashikuar të njëjtën gjë edhe për vitin 2023.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Bien normat e interesit të kredive - Edhe për individët, edhe për biznesin, në lekë dhe në euro
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë për një rënie të normave mesatare të interesit për kredi të reja për të gjitha afatet e maturimit, duke......

Çfarë ndikimi ka rritja e pagave tek investitorët e huaj? - Kompanitë mund ta konsiderojnë Shqipërinë si vend me krahun e shtrenjtë të punës
Ndonëse biznesi nuk përfiton nga rritja e shpeshtë e nivelit të pagës minimale në një afat kohor të shkurtër, një tjetër rrezik që mund të egizstojë është dhe......

Investitorët, apel bankave europiane - “Mos financoni më naftën dhe gazin”
Bankat europiane aktualisht po rrezikojnë rrugën drejt reduktimit të emetimeve të karbonit dhe rritjen e energjisë së rinovueshme nëse nuk ndalojnë financimin......

Firmat kineze të teknologjisë zgjedhin CHatGPT - Gjithnjë e më shumë kompani punojnë me këtë stil
Zhurma globale rreth chatbot-it të Microsoft ChatGPT është përhapur dhe në Kinë, duke rritur stoqet në firmat e lidhura me inteligjencën artificiale dhe duke......

Hiqen kritere penalizuese për bursat në arsimin profesional - Projektvendimi/ Nxënësit do të përfitojnë edhe kur prindërit kanë biznes
Qeveria shqiptare do të heqë kriteret penalizuese për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit profesional. Së shpejti pritet të ketë ndryshime në vendimin......

Ulet çmimi i naftës në SHBA - Sanksionet perëndimore ndaj Moskës nisin të japin efekt
Çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë këtë muaj dhe mund të bien dhe më shumë në të ardhmen, sipas analistëve. Kjo rënie e papritur......

Raporti i SolarPower Europe – 2022, viti kur filloi vërtet epoka diellore
Vetëm historia do ta tregojë, por ka të ngjarë që Evropa ta kujtojë vitin 2022 si vitin e fillimit të vërtetë të epokës diellore. Solar shënon të tre kutitë e......

Qeveria Shqiptare vendos 13 shkurtin si ‘ditë zie kombëtare’ – Rama: Shenjë solidariteti me Turqinë mike
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqëz zyrtare, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë......