Investitorët, apel bankave europiane - “Mos financoni më naftën dhe gazin”

Bankat europiane aktualisht po rrezikojnë rrugën drejt reduktimit të emetimeve të karbonit dhe rritjen e energjisë së rinovueshme nëse nuk ndalojnë financimin e drejtpërdrejtë të fushave të reja të naftës dhe gazit këtë vit. Deklarata u bë nga investitorët që menaxhojnë asetet me vlerë më shumë se 1.5 trilion dollarë. ShareAction tha se e kishte bërë kërkesën me letër dërguar drejtuesve të Barclays, BNP Paribas, Credit Agricole, Deutsche Bank dhe Societe Generale.
Grupi përgjegjës i investimeve tha se investitorët që kanë nënshkruar kërkesën përfshijnë Aegon Asset Management, La Francaise Asset Management dhe Skemën e Pensioneve të Qeverisjes Vendore Britanike.
ShareAction konfirmoi se pesë bankat që kishte kontaktuar dhe HSBC e Britanisë renditen si financuesit më të mëdhenj europianë të kompanive kryesore të naftës dhe gazit që zgjeruan prodhimin midis 2016 - ës dhe 2021 - shit. Megjithatë, HSBC tha në dhjetor se do të ndalonte financimin e drejtpërdrejtë të fushave të reja të naftës dhe gazit, duke iu bashkuar bankave të tjera që kufizojnë financimin e aseteve. Investitorët po i vënë në dijeni këto banka se do të përballen me presion gjithnjë në rritje nëse nuk veprojnë shpejt për të anuluar financimet e tyre.
BNP Paribas tha në një email se kishte prezantuar objektiva të reja muajin e kaluar për të përshpejtuar kalimin në një ekonomi me karbon të ulët, duke përfshirë përfundimin e financimit të kërkimit dhe prodhimit të naftës e gazit si dhe uljen e ekspozimit ndaj gazit.
Credit Agricole tha se kishte përfunduar tashmë financimin e projekteve të reja të nxjerrjes së naftës dhe se kishte një plan për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050.
Deutsche Bank pranoi se kishte reduktuar ndjeshëm angazhimin e saj në sektorët me intensitet karboni që nga viti 2016 dhe kishte rënë dakord për objektivat për reduktimin e emetimeve të financuara deri në vitin 2030 dhe 2050.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Firmat kineze të teknologjisë zgjedhin CHatGPT - Gjithnjë e më shumë kompani punojnë me këtë stil
Zhurma globale rreth chatbot-it të Microsoft ChatGPT është përhapur dhe në Kinë, duke rritur stoqet në firmat e lidhura me inteligjencën artificiale dhe duke......

Hiqen kritere penalizuese për bursat në arsimin profesional - Projektvendimi/ Nxënësit do të përfitojnë edhe kur prindërit kanë biznes
Qeveria shqiptare do të heqë kriteret penalizuese për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit profesional. Së shpejti pritet të ketë ndryshime në vendimin......

Ulet çmimi i naftës në SHBA - Sanksionet perëndimore ndaj Moskës nisin të japin efekt
Çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë këtë muaj dhe mund të bien dhe më shumë në të ardhmen, sipas analistëve. Kjo rënie e papritur......

Raporti i SolarPower Europe – 2022, viti kur filloi vërtet epoka diellore
Vetëm historia do ta tregojë, por ka të ngjarë që Evropa ta kujtojë vitin 2022 si vitin e fillimit të vërtetë të epokës diellore. Solar shënon të tre kutitë e......

Qeveria Shqiptare vendos 13 shkurtin si ‘ditë zie kombëtare’ – Rama: Shenjë solidariteti me Turqinë mike
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqëz zyrtare, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë......

Paralajmërimi financiar i Bezos: Jini të kujdesshëm me investimet, ja 3 blerjet më rezistente ndaj recesionit!
Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, po jep alarmin. Bezos thotë se ekonomia “nuk duket mirë tani”. “Gjërat po ngadalësohen. Ju po shihni......

Zbulimi: Shkarkimi i pluhurit të hënës në hapësirë mund të ndalojë ngrohjen globale!
Ne mund të ndalojmë ngrohjen globale duke hedhur pluhurin e hënës në hapësirë, thonë studiuesit. Nga ndërtimi i një ferme diellore masive lundruese te......

Jep dorëheqjen Kryeministrja i Moldavisë – Kolaps i qeverisë si pasojë e krizave të vazhdueshme!
Qeveria e Moldavisë u rrëzua të premten pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen pas 18 muajsh në pushtet, një periudhë e shënuar......