SHBA gjobit British Airways me 1.1 milion dollarë - “Vonoi rimbursimet e pasagjerëve për shtyrjen e fluturimeve”

Departamenti Amerikan i Transportit gjobiti me 1.1 milion dollarë kompaninë British Airways, pas dështimit për të siguruar në kohë rimbursimet për pasagjerët të cilëve iu vonuan fluturimet drejt dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë pandemisë COVID-19.
Që nga marsi i vitit 2020, Departamenti i Transportit mori mbi 1200 ankesa që pretendonin se British Airways nuk kishte siguruar në kohë rimbursimet. British Airways, e cila është në pronësi të IAG, i mohoi akuzat.
Por, Departamenti amerikan i Transportit tha se do t'i kreditonte British Airways 550 mijë dollarë për dënimin sepse linja ajrore në 2020 - ën dhe 2021- shin lëshoi më shumë se 40 milion dollarë rimbursime për klientët me bileta të pakthyeshme. Departamenti shtoi se gjoba "krijon një pengesë të fortë ndaj praktikave të ngjashme të paligjshme në të ardhmen nga British Airways dhe transportuesit e tjerë".
British Airways tha se vepronte në mënyrë të ligjshme në çdo kohë dhe u ofronte klientëve fleksibilitet për të ri-prenotuar udhëtimin ose për të kërkuar rimbursime nëse fluturimet anuloheshin.
Por, Departamenti i Transportit këmbëngul se konsumatorët nuk ishin në gjendje të shkonin te agjentët e shërbimit ndaj klientit kur telefononin kompaninë për disa muaj, sepse British Airways nuk arriti të mbante aktive linjat e duhura telefonike të shërbimit ndaj klientit.
Linja ajrore tha se "në kulmin e pandemisë së paprecedentë - kur për fat të keq u detyruam të anulonim mijëra fluturime dhe të mbyllnim disa qendra telefonike për shkak të kufizimeve të qeverisë - klientët tanë përjetuan kohë pak më të gjata pritjeje për të arritur ekipet e shërbimit të klientit".
Departamenti ka gjobitur linjat ajrore për të cilat thotë se nuk kanë siguruar rimbursime në kohë. Muajin e kaluar, gjobiti LATAM Airlines Group me 1 milion dollarë për rimbursime të vonuara, pasi që nga marsi 2020, janë regjistruar më shumë se 750 ankesa që pretendonin se transportuesi ajror më i madh në Amerikën Latine, nuk arriti të sigurojë rimbursime në kohë për fluturimet e SHBA.
Në janar, Departamenti i Transportit tha se planifikonte të kërkonte gjoba më të larta për linjat ajrore që shkelin rregullat e mbrojtjes së konsumatorit, duke u zotuar të "frenojë sjelljen e keqe në të ardhmen duke kërkuar dënime më të larta që nuk do të shiheshin thjesht si një kosto e të bërit biznes".
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shmanget falimentimi historik në SHBA - Edhe Senati miraton pezullimin e kufirit të borxhit
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi legjislacionin dypartiak të mbështetur nga presidenti Joe Biden, i cili heq tavanin e borxhit prej 31.4......

Cikli shtrëngues i BQE, drejt fundit - Lufta kundër inflacionit shënon kapitullin e fundit
Banka Qendrore Europiane ka kaluar nëpër pjesën më të madhe të shtrëngimit të politikës së saj monetare për të rikthyer inflacionin në objektivin afatmesëm......

Kontabilistët në Gjermani, pagë 6500 euro/muaj - Pothuajse të gjithë përdorin shërbimet e tyre
Në botën komplekse të taksave, roli i kontabilistëve apo këshilltarëve tatimorë është vendimtar. Puna e tyre është më komplekse se sa duket. Kontabilistët......

Studim i ri: Përmbytjet shkatërruese të Italisë nuk janë pasojë e ndryshimeve klimatike!
Ndryshimet klimatike nuk kanë pasur një ndikim "të rëndësishëm" në gjasat ose intensitetin e përmbytjeve të fundit shkatërruese të Italisë, tregon analiza e......

Holanda barazon pensionet me pagat - Mekanizma solidariteti për të zbutur ndikimin e viteve të vështirë
Punonjësit holandezë dhe punëdhënësit e tyre paguajnë një kontribut në fondet private të pensioneve që u garantojnë atyre një shumë të saktë pensioni. Një......

2022, viti i “varfërimit” të të pasurve - Amerika e Veriut regjistroi rënien më të madhe në vlerën e aseteve
Vlera e pasurisë së njerëzve më të pasur në vitin 2022 përjetoi rënien më të madhe në dhjetë vjet për shkak të rënies së tregjeve të aksioneve, sipas një......

Dollari, në nivelin më të ulët në një javë - Presidentja e BQE, Lagarde sinjalizon rritjen e interesave në takimin e ardhshëm
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të ulët në 1 javë, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare.......

Nafta ngjitet pranë 75 USD për fuçi - Mbështetet nga votimi i tavanit të borxhit. Në fokus, takimi i OPEC+
Nafta është rritur në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga votimi i projektligjit për pezullimin e tavanit të borxhit në SHBA prej 31.4 trilionë dollarë.......