2022, viti i “varfërimit” të të pasurve - Amerika e Veriut regjistroi rënien më të madhe në vlerën e aseteve

Vlera e pasurisë së njerëzve më të pasur në vitin 2022 përjetoi rënien më të madhe në dhjetë vjet për shkak të rënies së tregjeve të aksioneve, sipas një sondazhi ndërkombëtar të kryer nga ‘Capgemini’.
Në nivel global, numri i njerëzve të pasur - njerëz me më shumë se 1 milion dollarë para në dorë, sipas kritereve të ‘Capgemini’ - ra me 3.3% në 2022, në 21.7 milion.
Në të njëjtën kohë, ka rënë edhe vlera e pasurisë së tyre totale, e cila në vitin 2022 vlerësohej në 83 trilionë dollarë, me një rënie prej 3.6% krahasuar me një vit më parë.
Kjo është rënia më e madhe në dhjetë vjet për shkak të pasigurive makroekonomike dhe gjeopolitike, sipas sqarimeve të ‘Capgemini’ në raportin vjetor që mbulon 71 vende.
Shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj në planet, si dhe rritja e inflacionit dhe e normave të interesit të bankës qendrore, e bënë vitin 2022 shumë të vështirë nga pikëpamja ekonomike. Krahas kësaj, vitin e kaluar u ulën edhe indekset e bursave botërore. Sipas ekspertëve ekziston një marrëdhënie e fortë midis evolucionit të indekseve të tregut të aksioneve dhe aktiveve.
Disa nga njerëzit më të pasur në botë e panë pasurinë e tyre të rritet me një ritëm më të ngadaltë vitin e kaluar, duke përfshirë njeriun më të pasur në botë, pronarin e LVMH Bernard Arnault dhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.
Amerika e Veriut pa rënien më të madhe në vlerën e aseteve të të pasurve - 7.4%, e ndjekur nga Europa - 3.2%) dhe rajoni Azi-Paqësor – 2.7%.
Në të kundërt, të pasurit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine kanë parë pasurinë e tyre të rritet falë rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të ulët në një javë - Presidentja e BQE, Lagarde sinjalizon rritjen e interesave në takimin e ardhshëm
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të ulët në 1 javë, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare.......

Nafta ngjitet pranë 75 USD për fuçi - Mbështetet nga votimi i tavanit të borxhit. Në fokus, takimi i OPEC+
Nafta është rritur në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga votimi i projektligjit për pezullimin e tavanit të borxhit në SHBA prej 31.4 trilionë dollarë.......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Senati amerikan kalon projektligjin për rritjen e tavanit të borxhit
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi ligjvënësit në Senatin amerikan votuan projektligjin për pezullimin e tavanit të borxhit......

Rënie drastike e Dollarit amerikan – Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka pësuar këtë të premte një rënie drastike të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 100.8 lekë dhe......

Shtyhet aplikimi i rritjes së pagave për administratën, por shtesat do të jepen bashkë. Paralajmërohet edhe rritja e pensioneve
Ministria e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se vendimi për reformën e pagave është shtyrë dhe se nuk do të aplikohet as për muajin maj. Kjo......

AMF zgjeron bashkëpunimin me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes (FMA)!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se ka zgjeruar fushat e bashkëpunimit me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes Financiare (FMA), përmes nënshkrimit......

Objektet e konfiskuar, si do veprohet - Qeveria miraton pr.ligjin me 4 programe. Nga shitja, te përdorimi për strehim social
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin, mbi hapat që do të ndiqen me pronat e konfiskuara, si pasojë e tejkalimit të lejes së ndërtimit apo ato që......

Bie besimi i konsumatorit, shkëlqen treguesi i ndjesisë ekonomike - Në rritje treguesi i besimit në ndërtim. Kompanitë presin rënie të çmimeve
Muaji maj ka sjellë rënien e besimit të konsumatorëve por rritje të fortë të treguesit të besimit të bizneseve. Vrojtimi i treguesit të besimit të biznesve dhe......