Objektet e konfiskuar, si do veprohet - Qeveria miraton pr.ligjin me 4 programe. Nga shitja, te përdorimi për strehim social

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin, mbi hapat që do të ndiqen me pronat e konfiskuara, si pasojë e tejkalimit të lejes së ndërtimit apo ato që janë ndërtuar pa leje. Varianti i miratuar në qeveri parashikon 4 programe administrimi, një prej të cilëve është shitja e tyre. Sipas vendimit, programi i shitjes përfshin ofrimin për blerje me vlerën e tregut, subjekteve që kanë të drejtën e parablerjes, ku përparësinë e ka pronari i truallit e më pas personat e tretë.
Këtu bëjnë pjesë personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë marrëveshje juridiko-civile në lidhje me objektin e konfiskuar, të regjistruar në hipotekë përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit. Ndërkohë që, në rast se pronari i truallit apo persoant e tretë nuk duan të ushtrojnë të drejtën e parablerjes apo nuk përgjigjen brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit, e drejta e blerjes së objektit të konfiskuar i kalon ndërtuesit të objektit.
Programi i shitjes parashikon edhe një tjetër formë, që është shitja nëpërmjet ankandit publik, që kryhet në rast se edhe ndërtuesi nuk shpreh interes për blerje. Ndërkaq, 2 programe të tjerë, që parashikon vendimi i qeverisë kanë në fokus zhvillimin e objekteve të konsifkuara, por ndryshojnë nga tipologjia e truallit ku janë ndërtuar e më konkretisht nëse janë truall shtet apo truall privat.
Sa i takon programit të katërt, ai parashikon administrimin e objekteve të përfunduara, duke specifikuar se këto objekte mund të shkojnë për qëllime të nevojës së strehimit social apo për interes publik. Projektligji i miartuar përmban edhe një seksion të veçantë, që parashikon procedurë të përshpejtuar dhe lehtësuar për përfundimin e punimeve të objekteve të konfiskuar dhe zhvillimin e tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Bie besimi i konsumatorit, shkëlqen treguesi i ndjesisë ekonomike - Në rritje treguesi i besimit në ndërtim. Kompanitë presin rënie të çmimeve
Muaji maj ka sjellë rënien e besimit të konsumatorëve por rritje të fortë të treguesit të besimit të bizneseve. Vrojtimi i treguesit të besimit të biznesve dhe......

Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? - Mesatarisht rreth 100 euro në vit. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro
1 Qershori, dita e fëmijëve, padiskutim që ka në qendër të saj lodrat, si dhurata më e dëshiruar për ata që festojnë. Por, sa lodra blejnë shqiptarët në një......

Rregulla të reja për certifikimin e agroturizmeve - Hiqet kriteri i dhomave, sa shtretër dhe ulëse duhet të kenë strukturat
Qeveria ka miratuar kriteret e reja për certifikimin e bizneseve agroturizëm në vendin tonë. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, që një......

Si po ndryshon industria e veshjeve dhe lëkurës? - Suedia mbështet sektorin për reduktimin e kostove dhe rritjen e qendrueshme
Qeveria suedeze prej vitesh mbështet bizneset shqiptare drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe më miqësore me mjedisin. Në konferencën dy ditore “Bussines......

Ligj i ri për huatë shtetërore të viteve ’90 e Pandemisë - Kompetenca të reja Agjencisë së Trajtimit të Kredive, sipas ligjit të falimentit dhe barrave
Ndërsa procesi i mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’ nuk ka funksionuar, Qeveria po shfuqizon ligjin aktual, duke miratuar një ligj të ri i cili do......

Impiant diellor në digën e Zadejës - KESH hap tenderin 837.1 mln lekë për centralin me fuqi 8.25 MWp
Me një fond limit prej 837.1 mln lekë, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e impiantit fotovoltaike në Digën e Zadejës, që......

Tenderi 22 mln euro, për aksin e korridorit VIII - ARRSH shpall fitues bashkimin e 4 operatorëve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit 22 mln euro për fazën e dytë të zgjerimit të rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit......

BE, 72 milionë euro për Shqipërinë - Financimi është pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë
Bashkimi Europian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës......