Shqipëria Postuar më 1 Qershor 2023, 14:57

Si po ndryshon industria e veshjeve dhe lëkurës? - Suedia mbështet sektorin për reduktimin e kostove dhe rritjen e qendrueshme

Nga SCAN TV
Si po ndryshon industria e veshjeve dhe lëkurës? - Suedia

Qeveria suedeze prej vitesh mbështet bizneset shqiptare drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe më miqësore me mjedisin. Në konferencën dy ditore “Bussines 2030” janë prezantuar projektet që po ndihmojnë sipërmarrjet shqiptare për të zbatuar praktika më të mira si dhe efektet e matshme që kanë pasur deri më tani.

Metodologjia RECP,  implementuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, UNIDO,  financuar nga qeveria Suedeze, është një ndër projektet që synon të transformojë industrinë tekstile dhe të lëkurës me qëllim minimizimin e kostove dhe prodhim më të pastër.

Për vetë sipërmarrësit në këtë sektor, ky projekt është mjaft i rëndësishëm, pasi i orienton ata që të identifikojnë dhe zbatojnë masa që reduktojnë konsumin e burimeve të tyre, gjenerimin e mbetjeve dhe ndikimin mjedisor.

Në të gjithë vendin dhe janë afro 740 biznese që operojnë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve të destinuara për eksport. Industria tekstile dhe e këpucëve punëson mbi 70 mijë persona në vend.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......