BE, 72 milionë euro për Shqipërinë - Financimi është pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë

Bashkimi Europian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës energjetike. Këto fonde janë pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë, shpallur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në vitin 2022 dhe nënshkruar me Qeverinë në muajin mars të vitit 2023 në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit IPA 2023. Kjo paketë mbështet Qeverinë në zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri nga ndikimi i krizës energjetike.
Fondi i mësipërm do të përdoret për subvencionimin e çmimeve të energjisë për familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri për të ofruar norma të ngjashme si përpara krizës energjetike të vitit 2021. Subvencionimi përllogaritet të mbulojë rreth 1 milion familje dhe 168 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Gjithashtu, synohet dhënia e ndihmës financiare për 11.200 persona në nevojë.
Përveç kësaj, përmes kësaj pakete mbështeten edhe përpjekjet e qeverisë për të diversifikuar burimet e energjisë me investime të reja në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, legjislacionit të ri për energjinë e rinovueshme në përputhje me standardet e BE-së dhe skemave mbështetëse për konsumatorët për të instaluar ngrohës uji me energji diellore.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, tha se “vitin e kaluar agresioni rus kundër Ukrainës shkaktoi rritje të mëdha të çmimeve të energjisë në të gjithë botën. Nga kjo paketë mbështetëse e BE-së do të përfitojë drejtpërdrejt të gjithë përdoruesit familjarë të energjisë elektrike dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri duke e ndihmuar kështu qeverinë shqiptare që t’i mbajë çmimet e energjisë elektrike të qëndrueshme dhe që të diversifikojë burimet e energjisë. Ky është një shembull konkret që tregon se si e mbështet BE-ja Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Këto fonde janë grante të cilat Shqipëria nuk do të duhet t’i kthejë mbrapsht. Në 2024-ën do të transferohen edhe 8 milionë euro të tjera në pritje të progresit që do të arrihet me zbatimin e masave përkatëse nga qeveria.
Një mbështetje tjetër e BE-së për sektorin e energjisë në Shqipëri përfshin rivitalizimin e hidrocentralit të Fierzës, instalimin e një rrjeti diellor lundrues në Vaun e Dejës, si dhe mbështetjen e masave për efiçencën e energjisë në biznes nëpërmjet programit IPARD. Bashkimi Europian është partneri i huaj më i fortë i Shqipërisë, duke ofruar mbi 100 milionë euro në vit ndihmë financiare në formë grantesh.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Dita Ndërkombëtare e Qumështit, Krifca: Forcojmë sektorin, këtë vit fitues të gjithë blegtorët aplikantë në Skemën e mbështetjes
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha sot se, blegtoria shqiptare është në proces të rëndësishëm ristrukturimi, ku fermat e vogla po ia......

Pse Kina po shpon një vrimë 10 mijë metra të thellë në Tokë?!
Shkencëtarët kinezë kanë filluar të shpojnë një vrimë 10 mijë,000 metra në koren e Tokës, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë eksploron kufij të rinj mbi......

Peticioni për bojkot të luleshtrydheve nga Gjermani ngjall zemërim në Spanjë!
Një thirrje nga një grup aktivist gjerman për të bojkotuar luleshtrydhet e rritura pranë një zonë të brishtë mjedisore në Spanjë tërhoqi kritika nga......

Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej, ndërsa presionet bazë lehtësohen!
Inflacioni në eurozonë u lehtësua më shumë se sa pritej në maj, me shifra të shpejta që tregojnë se norma vjetore e inflacionit total të bllokut ra në 6.1% në......

Pasagjerët duhet të peshohen përpara se të hipin në avion – Një tjetër linjë ndërkombëtare ndërmerr masën e pazakontë!
Air New Zealand do t'u kërkojë pasagjerëve të peshojnë veten përpara se të hipin në fluturimet ndërkombëtare në një provë që synon të përmirësojë efikasitetin......

Elon Musk është sërish personi më i pasur në botë!
Elon Musk është sërish personi më i pasur në botë, sipas shifrave të përditësuara të indeksit të miliarderëve të Bloomberg të enjten. CEO i Tesla pa......

Afrohet vala e mospagesave të bankave - Deutsche Bank: Kulmi do të shënohet në vitin 2024
Një valë dështimesh të borxhit nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë është e afërt, pjesërisht për shkak të ciklit më të shpejtë të......

Çmimet e shtëpive në eurozonë ulen edhe më shumë - Paralajmërimi i BQE pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e shtëpive në eurozonë mund të shkojnë drejt një rënieje të çrregullt pasi normat e larta të interesave i bëjnë blerjet të papërballueshme për familjet......