Elon Musk është sërish personi më i pasur në botë!

Elon Musk është sërish personi më i pasur në botë, sipas shifrave të përditësuara të indeksit të miliarderëve të Bloomberg të enjten.
CEO i Tesla pa pasurinë e tij të rritej me 40.3% këtë vit në 192 miliardë dollarë, pasi aksionet e prodhuesit të makinave elektrike u rritën rreth 24% në maj, sipas të dhënave të Eikon. Musk zotëron rreth 13% të Tesla-s, sipas të dhënave të FactSet.
Musk u rrëzua nga vendi i parë nga CEO i LVMH Bernard Arnault në dhjetor, pasi aksionet e Tesla ranë pas blerjes së Twitter prej 44 miliardë dollarësh. Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk është e lidhur me aksionet e Teslës.
Ai është gjithashtu CEO i prodhuesit të raketave SpaceX dhe zotëron kompaninë e mediave sociale Twitter.
Musk u largua nga Shangai të enjten, pas një vizite dy-ditore të profilit të lartë. Ndërsa ishte në Kinë, ai u takua me ministrin e Jashtëm Qin Gang dhe zyrtarë të tjerë kinezë. Vizita, e cila vjen mes tensioneve të ndezura SHBA-Kinë, ishte një shenjë se Kina është një treg i rëndësishëm për Tesla-n, thonë analistët.
Gjatë vizitës, Qin u përpoq të siguronte Musk se Kina është e hapur ndaj bizneseve të huaja dhe do të vazhdojë t'u ofrojë atyre një mjedis miqësor biznesi. Musk thuhet gjithashtu se sinjalizoi zgjerim të mëtejshëm në Kinë.
Aksionet e Tesla u mbyllën 1.38% më lartë të mërkurën në 203.93 dollarë.
Aksionet e Tesla-s arritën nivelin më të ulët dy-vjeçar në nëntor, kur çmimi i aksionit të saj ra në 167,87 dollarë, më i ulëti që nga nëntori 2020. Kjo ishte pjesërisht për shkak të një shitjeje që u përshpejtua pas marrjes së Twitter nga Musk.
Arnault i LVMH tani është pas Musk si njeriu i dytë më i pasur në botë me 187 miliardë dollarë, i ndjekur nga Jeff Bezos, themeluesi miliarder i Amazon, sipas të dhënave të Bloomberg.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Afrohet vala e mospagesave të bankave - Deutsche Bank: Kulmi do të shënohet në vitin 2024
Një valë dështimesh të borxhit nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë është e afërt, pjesërisht për shkak të ciklit më të shpejtë të......

Çmimet e shtëpive në eurozonë ulen edhe më shumë - Paralajmërimi i BQE pas rritjes së normave të interesit
Çmimet e shtëpive në eurozonë mund të shkojnë drejt një rënieje të çrregullt pasi normat e larta të interesave i bëjnë blerjet të papërballueshme për familjet......

2023, rritje rekord e energjisë së rinovueshme - Ajo diellore dhe e erës udhëheqin rritjen më të madhe vjetore
Zgjerimet globale të kapaciteteve të energjisë së rinovueshme pritet të rriten me një të tretën këtë vit pasi rritja e momentit e politikave, çmimet më të......

Fond strategjik për produktet "Made in Italy" - Qeveria italiane jep 1 miliard euro në mbështetje të kompanive vendase
Qeveria e Italisë miratoi një projektligj për të krijuar një fond në mbështetje të firmave vendase. Fondi i ardhshëm strategjik kombëtar për produktet "Made in......

1 në 5 të rinj në Kinë është i papunë - Presidenti Xi Jinping: Të diplomuarit të punojnë në fshat dhe fabrika!
Kina aktualisht ka një problem të madh socioekonomik: Papunësia tek të rinjtë vijon të rritet, dhe në grupmoshën 16 – 24 vjec, 20.4% e tyre në muajin prill nuk......

Dobësohen sërish Euro dhe Franga ndërsa Dollari dhe Paundi vijojnë ‘ngjitjen’!
Dollari amerikan ka vijuar sërish edhe sot të regjistrojë rritje në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe është shitur me 103.1......

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - “Tavani i borxhit” kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, pritet votimi në Senat
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi janë ulur mundësitë që Rezerva Federale në SHBA të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 73 USD - Të dhënat në Kinë dhe SHBA sinjalizojnë ngadalësim të kërkesës
Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke i dhënë fund dy ditëve me radhë në rënie. Megjithatë, fitimet po kufizohen nga rritja e ndjeshme......