Nafta, e qëndrueshme pranë 73 USD - Të dhënat në Kinë dhe SHBA sinjalizojnë ngadalësim të kërkesës

Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke i dhënë fund dy ditëve me radhë në rënie. Megjithatë, fitimet po kufizohen nga rritja e ndjeshme e rezervave të naftës në SHBA dhe nga shenjat për dobësimin e kërkesës në Kinë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat ranë me rreth 1 dollar në sesionin e kaluar. Rezervat e naftës në SHBA u rritën me 5.2 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, referuar të dhënave jozyrtare nga Instituti Amerikan i Naftës. Analistët parashikonin një rënie të rezervave me 1.4 milionë fuçi.
Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndërkohë, të dhënat e publikuara në Kinë treguan se aktiviteti i manifakturës u kontraktua më shpejt se parashikimet e analistëve, gjatë majit.
Me një interes të veçantë, investitorët po presin edhe takimin e 4 qershorit, mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të tjerë, duke përfshirë edhe Rusinë. Ndërkohë, projektligji për të pezulluar tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë të qeverisë amerikane dhe për të shmangur falimentimin katastrofik, kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën dhe tashmë do të shkojë në Senat.
SCAN
Sondazh

“Tavani i borxhit” mbështet bursat - Pritet votimi edhe në senat, afati i fundit është 5 qershori
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë prekën nivelin më të ulët në 2 muajt e fundit. Humori i investitorëve është......

Miratohet rritja e “tavanit” të borxhit në SHBA - Republikanët i konsideruan të përmbushura kushtet e tyre
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy e cilësoi si një nga mbrëmjet më të mira, që kur u bë anëtar i Kongresit, atë të 31 majit,......

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës. Rikonfirmohet Bledar Shella
Shoqata Shqiptare e Bankave njofton rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të......

Sfidat e qëndrueshmërisë për kompanitë/Konferenca 'Business2030' bashkon kompanitë suedeze dhe ato shqiptare
Prezantimi i praktikave të qëndrueshme tradicionale dhe inovative për kompanitë shqiptare, me qëllim përballimin e sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm”. Ky......

Ky mund të jetë projekti më i madh në botë për restaurimin e oqeanit! (FOTOT)
Në një qytet të njohur për superlativat, nuk është çudi që dikush në Dubai planifikon të ndërtojë një tjetër nga "më të mëdhenjtë në botë". Por ndryshe nga......

Pse qindra bankierë të Credit Suisse po japin dorëheqjen çdo javë?!
Qindra punonjës të Credit Suisse po japin dorëheqjen çdo javë në një shenjë pasigurie që ka përfshirë huadhënësin ndërsa po merret nga rivali UBS, thanë të......

Si gjigandi i kriptomonedhave planifikon të minojë bitcoin në Uruguay me energji të rinovueshme?!
Gjigandi i kriptomonedhave Tether po krijon një operacion të minierës së bitcoin në Uruguaj duke përdorur energji të rinovueshme, pasi kompania kërkon të......

Euro prek një tjetër “fund”: Pranë 109 lekëve! Nën kërcënim të mëtejshëm nga sezoni turistik
Monedha e përbashkët europiane ka prekur këtë të mërkurë një rekord tjetër historik kundrejt monedhës vendase, duke u këmbyer me 109.4 lekë në blerje. Gjatë......