Bota Postuar më 1 Qershor 2023, 10:24

“Tavani i borxhit” mbështet bursat - Pritet votimi edhe në senat, afati i fundit është 5 qershori

Nga SCAN TV
“Tavani i borxhit” mbështet bursat - Pritet votimi edhe në

Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë prekën nivelin më të ulët në 2 muajt e fundit. Humori i investitorëve është përmirësuar nga votimi i projektligjit për rritjen e tavanit të borxhit në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë kryeson fitimet, në rritje me 1.2%. Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin për Eurozonën, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikojnë një ngadalësim të inflacionit në 6.3%, gjatë majit, nga 7% që ishte në prill. Në fokus të tregjeve tashmë do të jetë votimi i projektligjit për rritjen e tavanit të borxhit në Senat.

Të mërkurën, me 314 vota pro dhe 117 kundër, Dhoma e Përfaqësuesve e kaloi pezullimin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë. Afati i fundit për të votuar këtë dokument është data 5 qershor, në të kundër qeveria ferderale në SHBA do ta ketë të pamundur të paguajë detyrimet e saj.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......