Shqipëria Postuar më 31 Maj 2023, 16:58

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës. Rikonfirmohet Bledar Shella

Nga SCAN TV

Shoqata Shqiptare e Bankave njofton rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve të mbajtur më 30 maj 2023, ku anëtarët ri-konfirmuan z. Shella si Kryetar të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e digjitalizimit  dhe vizibilitetit duke promovuar interesin më të mirë të AAB-së dhe anëtarëve të saj.

Përveç zgjedhjes së Kryetarit të ri, AAB ka mirëpritur anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës.

Bordi i ri Mbikëqyrës i AAB-së përbëhet si më poshtë:

  • Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania - Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) - Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB;
  • Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank - anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Andi Ballta – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve - anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
  • Flutura Veipi – Drejtore e Përgjithshme e Union Bank - anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së.

“AAB shpreh mirënjohjen për anëtarët e mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës: z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank dhe z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në AAB. AAB i uron suksese Kryetarit dhe Bordit Mbikëqyrës duke besuar fort në ndikimin pozitiv që do të ketë puna e tyre në rrugëtimin e AAB-së” shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga shoqata.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......