Euro prek një tjetër “fund”: Pranë 109 lekëve! Nën kërcënim të mëtejshëm nga sezoni turistik

Monedha e përbashkët europiane ka prekur këtë të mërkurë një rekord tjetër historik kundrejt monedhës vendase, duke u këmbyer me 109.4 lekë në blerje. Gjatë ditëve të fundit euro ka regjistruar rekorde të reja minimale një pas një. Këtë të Mërkurë, sipas Bankës së Shqipërisë, kursi mesatar i kembimit të euros fiksohet pranë 109.69 lekëve, ndërsa në blerje pranë 109.39 lekëve.
Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se më datë 25, 26 dhe 29, 30 dhe 31 Maj euro ka regjistruar 5 rekordet më të ulta historike kundrejt lekut, që prej vitit 2003. Në fund të vitit të kaluar, në ditën e fundit të vitit, euro këmbehej me 114.23 lekë, ndërkohë që me hyrjen e vitit 2023 u ngjit ndjeshëm, deri në 117.46 lekë, në datën 6 janar. Që prej asokohe, euro është zhvlerësuar me 6% kundrejt monedhës vendase.
Ekonomia shqiptare është mjaft e varur nga monedha europiane, dhe euroizimi vijon të jetë në nivele të larta, me depozitat dhe kreditë në euro që zënë thuajse gjysmën e portofolit dhe me transaksionet me vlerë nominale të lartë, si blerje apartamentesh, tokash apo makinash që kryhen në euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, shkaktarët kryesorë të rënies së euros janë remitancat e larta, Investimet e Huaja Direkte dhe turizmi. Faktikisht të tre këta tregues kanë prekur nivele rekord të larta gjatë vitit të kaluar, por edhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Shifrat e turizmit flasin për nivele historike, bindshëm përtej atyre të para-pandemisë.
Por, në një kohë që këta tre faktorë ndikojnë negativisht në pozitat e euros kundrejt lekut, faktorë të tjerë pritej të jepnin efektin e kundërt, si psh mbyllja e bilanceve të vitit 2022 dhe tremujorit të parë të këtij viti për kompanitë e huaja që operojnë në vendin tonë, të cilat rrjedhimisht transferojnë euro jashtë, apo edhe kompanitë shqiptare që investojnë jashtë. Por, as këta faktorë nuk po e ndalin rënien e euros në vendin tonë.
Nga ana tjetër, me hyrjen e sezonit turistik në kapacitet të plotë, flukset e larta të turistëve dhe të euros vënë edhe më tej në pikepyetje pozitat e monedhës europiane në vendin tonë. Eksportuesit, familjet e emigrantëve dhe ata që kanë kursimet në euro pritet të pësojnë dëmin më të madh financiar nga ky “kolaps” i kursit të këmbimit për monedhën e përbashkët, ndërkohë që përfitojnë importuesit, huamarrësit në valutë dhe sidomos financat publike me borxhin e jashtëm.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Gjobë për mosdeklarim të llogarive bankare - 31 Maji, afati i fundit për raportimin nga bankat
31 Maji është afati i fundit për të gjitha institucionet financiare në vend për të raportuar pranë Administratës Tatimore llogaritë e konsideruara si të......

Markat e hoteleve botërorë do sjellin turistë në Shqipëri - Eksperti Ozuni: Vendi nuk është gati për të ofruar një turizëm elitar
Zgjerimi i markave të hoteleve më të njohura ndërkombëtare po e kategorizon Shqipërinë si një pikë referimi për turistët e huaj. Në një intervistë për Tv Scan,......

Ndryshon tatimi mbi pagat - Nga 1 Qershori, formulë e re llogaritjeje sipas fashave
Nga 1 Qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit......

Forcimi i lekut “tkurr” dhe fitimet e Bankës së Shqipërisë - Sejko: Bilanc negativ gjatë vitit 2022. Mund të rrisim edhe 2 herë normën bazë
Mbiçmimi rekord i lekut ndaj monedhës së përbashkët europiane ka prekur edhe fitimet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko ka raportuar se për vitin......

Ndërtuesit, kundër kontributit për strehim social - Harizi: “Taksa” 3% rrit çmimin e banesave, koston e paguajnë qytetarët
Ministria e Financave ka paraqitur për miratim në Kuvend disa ndryshime në ligjin “Për strehim social”. Ndër të tjera, në relacion theksohet se çdo subjekt......

Kërkesë shumë e lartë nga individët, bien përsëri bonot - Tkurrje e ndjeshme në maj, si në instrumentet më afat maturimi 12-mujor, edhe 3-mujor
Bonot e thesarit kanë thelluar javën e fundit të majit tendencën rënëse të shfaqur gjatë gjithë këtij viti, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit nga......

Gjermania dhe Polonia shtrëngojnë kontrollet kufitare në trena, në trafikun ajror dhe jo vetëm!
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser njoftoi një zgjerim të kontrolleve në dhe pranë kufirit pas bisedimeve me homologun polak Mariusz Kaminski të......

Pse Elon Musk po konsiderohet si investitori i huaj ideal i Pekinit?!
Elon Musk mund të jetë amerikani më i njohur në Kinë. Sipërmarrësi sfidues zbarkoi në Pekin të martën për vizitën e tij të parë në vend që nga viti 2020 dhe......