Shqipëria Postuar më 31 Maj 2023, 14:30

Ndërtuesit, kundër kontributit për strehim social - Harizi: “Taksa” 3% rrit çmimin e banesave, koston e paguajnë qytetarët

Nga SCAN TV
Ndërtuesit, kundër kontributit për strehim social - Harizi:

Ministria e Financave ka paraqitur për miratim në Kuvend disa ndryshime në ligjin “Për strehim social”.

Ndër të tjera, në relacion theksohet se çdo subjekt privat që paraqet kërkesë për leje ndërtimi për objekte banimi, shërbimi ose zyra me sipërfaqe ndërtimi mbi tokë mbi 2000m2 siguron kalimin pa shpërblim të paktën 3% të sipërfaqes së ndërtimit shtesë mbi 2000 m2 me kushtet e një  strehimi të përshatshëm në favor të fondit publik të banesave sociale.

Por, Shoqata e Ndërtuesve ka kundërshtuar këto ndryshime, pasi sipas tyre nuk janë konsultuar me grupet e interesit. Ndërtuesit pretendojnë se është një detyrim me natyrë diskriminuese.

Sipas Harizit në relacion nuk është analizuar përputhshmëria me aktet ndërkombëtare. Ndërkaq Shoqata e Ndërtuesve theksoi se në ligj mungon një studim për të pastrehët, fatura financiare dhe se sa të tillë janë strehuar deri më tani.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat