BQE paralajmëron bankat europiane - “Do të pësoni goditje nëse fondet kanë probleme”

Bankat kryesore të Eurozonës mund të goditen nëse klientët e tyre financiarë, të tillë si fondet, siguruesit dhe shtëpitë e kleringut, tërheqin depozitat e tyre ose përballen me probleme, paralajmëroi Banka Qendrore Europiane.
Studimi i BQE-së shqyrtoi rrezikun e përhapjes nga të ashtuquajturat banka hije -- të tilla si fondet dhe kompanitë e tjera financiare që ofrojnë fonde në një formë ose në një tjetër -- te huadhënësit tradicionalë dhe anasjelltas.
Studimi zbuloi se ekspozimi si për sa i përket aktiveve bankare, si huatë, ashtu edhe për detyrimet, si depozitat, ishte i përqendruar në 13 huadhënësit kryesorë të eurozonës, duke përfshirë tetë bankat e saj të rëndësishme globalisht.
Rreziku më i madh që identifikoi ishte se bankat në hije tërhoqën fondet e tyre nga bankat, si depozitat dhe marrëveshjet e riblerjes. Këto përbëjnë 13% të të gjitha detyrimeve të bankave tradicionale - ose më shumë për bankat më të mëdha.
Kjo mund të ndodhë nëse bankat në hije, ose ndërmjetësit financiarë jo-bankë, do të goditeshin vetë nga flukset dalëse ose do të humbisnin besimin në një bankë.
BQE shpjegoi se ky financim mund të jetë shumë i ndjeshëm ndaj cilësisë së kredisë së bankave marrëse dhe mund të përforcojë presionet e financimit me të cilat përballen bankat nëse qëndrueshmëria e bazave të tyre vihet në dyshim.
Kanalet e tjera të përhapjes përfshinin shitjet e detyruara të aktiveve nga bankat në hije, të cilat do të shkaktonin humbje në bankat tradicionale sepse portofolet e tyre shpesh mbivendosen ose janë të ndërlidhura, shtoi BQE. Sipas saj shqetësimi ndaj huadhënësve të rëndësishëm sistemikë do të shkaktonte gjithashtu probleme për bankat në hije.
Nëse një ose një grup i këtyre - bankave do të ishte nën presion apo në një situatë të vështirë, ndoshta do të kishte pasoja të konsiderueshme në drejtim të aftësisë së pjesëve të rëndësishme të sektorit për të menaxhuar likuiditetin dhe rreziqet e tregut. BQE, e cila përdori të dhëna konfidenciale që mori në rolin e saj si mbikëqyrësi kryesor bankar i zonës së euros, nuk përmendi asnjë emër në raport.
Bankat globalisht të rëndësishme sistemike të eurozonës janë BNP Paribas, Deutsche Bank, Credit Agricole, ING, Santander, Societe Generale dhe UniCredit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Tkurren” pagat reale në Gjermani - Inflacioni në vend mbetet i lartë
Inflacioni i lartë në Gjermani dhe pse u duk se justifikoi rritjen e pagave në ekonominë më të madhe të Europës, në fakt bëri që pagat reale të bien me 2.3% në......

Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” - Paralajmërimi nga kompanitë e mëdha teknologjike
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” e njerëzimit. Është ky alarmi i dhënë nga ekspertët e sektorit mes të cilëve dhe Sam Altman,......

Kina, lider në eksportin e automjeteve - Pas Gjermanisë. Vendi lë pas dhe Japoninë
Vitin e kaluar e kaloi Gjermaninë. Këtë vit, në tremujorin e parë, Kina la prapa dhe Japoninë për t'u bërë vendi numër një eksportues i automjeteve në botë.......

Dollari vijon tendencën në rritje - Sot pritet të votohet rritja e tavanit të borxhit në Dhomën e Përfaqësuesve
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 8 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Nafta humb mbi 4%, bie drejt 73 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e konsiderueshme të një dite më parë. Në fokus të tregjeve është votimi i......

Bursat europiane, sërish në rënie - Investitorët presin votimin e tavanit të borxhit në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve në lidhje me votimin për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA,......

Flasin ekspertët: Është koha për reduktimin e dëmit nga duhani
Pirja e duhanit është problem. Por alternativat inovative pa duhan si mjet për të lënë duhanin janë zgjidhje. Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit Publik dhe......

Sfidat e energjisë në Ballkanin Perëndimor, Balluku në Shkup: Bashkëpunimi midis dy qeverive është një bashkëpunim model!
Gjatë vizitës së saj në konferencën për energjinë, zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i......