Hapësira, më e populluar se asnjëherë - Rekordi i ri, 17 astronautë në të njëjtën kohë në orbitë

Një rekord i ri është regjistruar në hapësirë. 17 astronautë më orbitë në të njëjtin moment. Që kur ka filluar periudha hapësinore, kjo është hera e parë që shihen në mision, në të njëjtën kohë, kaq shumë njerëz. Në stacionin hapësinor kinez Tiangong, në 30 maj, mbërritën tre astronautë të rinj të cilët iu shtuan tre kolegëve që ndodheshin atje, ndërsa në të njëjtën kohë stacioni hapësinor ndërkombëtar numëronte 11 persona të pranishëm – dhe pse katër prej tyre po përgatiteshin të ktheheshin në tokë. Një grumbullim që zgjati pak në kohë, por shumë domethënës. Qasja në hapësirë do të bëhet gjithnjë e më pak elitare.
Sipas ekspertëve të fushës, kjo është shenjë e një ndryshimi që po ndodh. Për më tepër në orbitë ndodhet dhe një ekuipazh totalisht privat, pra nuk flitet më vetëm për teknikë. Më parë astronauti shihej si një eksplorues që bënte gjëra të rëndësishme për njerëzimin, ndërsa tani në hapësirë mund të shkojë dhe dikush i cili kërkon vetëm të përjetojë një eksperiencë të re.
Për këtë arsye hapësira do të bëhet gjithnjë e më shumë e populluar, njësoj si ndodhi dikur me fluturimet me avionë. Fillimisht këtë mund ta bënin vetëm më të pasurit dhe më pas u bë dicka shumë e zakonshme. Për këtë arsye rekordet për prani njerëzore në hapësirë do të vazhdojnë të shtohen.
Rekordi i mëparshëm, me 14 persoma më orbitë njëkohësisht, daton në muajin shtator të vitit 2021 me mbërritjen në orbitë të misionit Inspiration4 të SpaceX, i pari që përbëhej nga qytetarë të thjeshtë dhe jo nga astronautë profesionistë. Ndërsa në vitin 2009 ishin 13 atsronautë të cilët ndodheshin në bordin e Endeavour.
Rekordi i ri dhe pse zgjati vetëm disa orë, u realizua falë mbërritjes së tre astronautëve kinezë të misionit Shenzhou16 në bordin e “Pallatit bojëqielli”, ose ndryshe stacioni hapësinor kinez Tiangong. Në bord ndodheshin 11 persona: pesë amerikanë, tre rusë, dy nga Arabia Saudite dhe një nga Emiratet.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BQE paralajmëron bankat europiane - “Do të pësoni goditje nëse fondet kanë probleme”
Bankat kryesore të Eurozonës mund të goditen nëse klientët e tyre financiarë, të tillë si fondet, siguruesit dhe shtëpitë e kleringut, tërheqin depozitat e......

“Tkurren” pagat reale në Gjermani - Inflacioni në vend mbetet i lartë
Inflacioni i lartë në Gjermani dhe pse u duk se justifikoi rritjen e pagave në ekonominë më të madhe të Europës, në fakt bëri që pagat reale të bien me 2.3% në......

Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” - Paralajmërimi nga kompanitë e mëdha teknologjike
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” e njerëzimit. Është ky alarmi i dhënë nga ekspertët e sektorit mes të cilëve dhe Sam Altman,......

Kina, lider në eksportin e automjeteve - Pas Gjermanisë. Vendi lë pas dhe Japoninë
Vitin e kaluar e kaloi Gjermaninë. Këtë vit, në tremujorin e parë, Kina la prapa dhe Japoninë për t'u bërë vendi numër një eksportues i automjeteve në botë.......

Dollari vijon tendencën në rritje - Sot pritet të votohet rritja e tavanit të borxhit në Dhomën e Përfaqësuesve
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 8 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Nafta humb mbi 4%, bie drejt 73 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e konsiderueshme të një dite më parë. Në fokus të tregjeve është votimi i......

Bursat europiane, sërish në rënie - Investitorët presin votimin e tavanit të borxhit në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve në lidhje me votimin për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA,......

Flasin ekspertët: Është koha për reduktimin e dëmit nga duhani
Pirja e duhanit është problem. Por alternativat inovative pa duhan si mjet për të lënë duhanin janë zgjidhje. Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit Publik dhe......