Kërkesë shumë e lartë nga individët, bien përsëri bonot - Tkurrje e ndjeshme në maj, si në instrumentet më afat maturimi 12-mujor, edhe 3-mujor

Bonot e thesarit kanë thelluar javën e fundit të majit tendencën rënëse të shfaqur gjatë gjithë këtij viti, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin mars. Në ankandin e kësaj jave, yieldi mesatar i ponderuar i bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor ra në 3,44%, pranë vlerave që nuk shënoheshin që nga vera e vitit të shkuar. Në ankandin e mesit të majit, yieldi mesatar i ponderuar ishte 3.56%, ndërkohë që rënia është pak a shumë e njëjtrajtshme krahasuar me ankandet e mëparëshëm.
Edhe në ankandin e fundit të majit, kërkesa për të investuar në këtë instrument, veccanërisht nga individët, ka qenë shumë e lartë. Ministria e Financave ka emetuar një total prej 7.5 miliardë lekësh, apo afërisht 70 milionë euro, ndërkohë që totali i vënë në dispozicion nga investitorët ishte rreth 100 milionë euro. Edhe më i thellë ka qenë raporti kërkesë ofertë gjatë ankandeve të mëparëshme, ku prania e individëve ka qenë edhe më e madhe. Në të dy ankandet qeveria ka emetuar rreth 9 miliardë, ndërkohë që shuma totale e vënë në dispozicion nga investitorët ka qenë rreth 14 miliardë.
Ndërkohë që rënia e yieldeve është shtrirë te të gjitha maturitetet. Në po të njëjtin ankand, bonot e thesarit me afat maturimi gjashtë mujor kanë rënë në 3.18%, nga 3.26% në fundin e shkurtit. Rënia e yield-eve, e nisur fillimisht tek bonot 12-mujore në muajin dhjetor të vitit të kaluar, është forcuar dhe është shtrirë më pas tek të gjitha maturitetet. Diferencat e yield-it të bonove me normën bazë dhe ajo mes yield-eve maksimale dhe minimale të regjistruara në ankande janë ngushtuar, duke konfirmuar kështu presionet rënëse.
Edhe yield-et e obligacioneve kanë shfaqur ecuri të njëjtë me bonot në këtë periudhë, ku uljet e realizuara tek maturitetet afatgjata kanë rezultuar shpesh më të forta se ato të bonove të thesarit. Yield-i i obligacionit 2-vjeçar shënoi 4.3% në muajin prill, nga 5.8% në muajin janar, ndërkohë që yield-et e obligacioneve 5, 7, 10, dhe 15-vjeçare u ulën mesatarisht me 2 pikë përqindjeje nga ankandet e fundit respektive.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Gjermania dhe Polonia shtrëngojnë kontrollet kufitare në trena, në trafikun ajror dhe jo vetëm!
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser njoftoi një zgjerim të kontrolleve në dhe pranë kufirit pas bisedimeve me homologun polak Mariusz Kaminski të......

Pse Elon Musk po konsiderohet si investitori i huaj ideal i Pekinit?!
Elon Musk mund të jetë amerikani më i njohur në Kinë. Sipërmarrësi sfidues zbarkoi në Pekin të martën për vizitën e tij të parë në vend që nga viti 2020 dhe......

‘Rrëzohet’ monedha europiane – Rënie edhe për Frangën dhe Paundin
Monedha europiane ka pësuar një zbritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me dje ka rënë nën kuotën e 110 lekë teksa është blerë......

Çmimet e larta të ushqimeve në Europë - Inflacioni i lartë, presion ndaj familjeve dhe klasës politike
Europianët përballen tashmë prej kohësh me cmimet e larta të produkteve ushimore bazë. Për shembull në Britaninë e Madhe, buka e bardhë e prerë në feta nuk......

Hapësira, më e populluar se asnjëherë - Rekordi i ri, 17 astronautë në të njëjtën kohë në orbitë
Një rekord i ri është regjistruar në hapësirë. 17 astronautë më orbitë në të njëjtin moment. Që kur ka filluar periudha hapësinore, kjo është hera e parë që......

BQE paralajmëron bankat europiane - “Do të pësoni goditje nëse fondet kanë probleme”
Bankat kryesore të Eurozonës mund të goditen nëse klientët e tyre financiarë, të tillë si fondet, siguruesit dhe shtëpitë e kleringut, tërheqin depozitat e......

“Tkurren” pagat reale në Gjermani - Inflacioni në vend mbetet i lartë
Inflacioni i lartë në Gjermani dhe pse u duk se justifikoi rritjen e pagave në ekonominë më të madhe të Europës, në fakt bëri që pagat reale të bien me 2.3% në......

Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” - Paralajmërimi nga kompanitë e mëdha teknologjike
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” e njerëzimit. Është ky alarmi i dhënë nga ekspertët e sektorit mes të cilëve dhe Sam Altman,......