Çmimet e larta të ushqimeve në Europë - Inflacioni i lartë, presion ndaj familjeve dhe klasës politike

Europianët përballen tashmë prej kohësh me cmimet e larta të produkteve ushimore bazë. Për shembull në Britaninë e Madhe, buka e bardhë e prerë në feta nuk mungon në asnjë tryezë dhe cmimi mesatar i saj ishte 28% më i lartë në prill, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Në Itali, çmimi i spagetit dhe makaronave të tjera, të cilat janë baza e dietës italiane, u rrit me gati 17% krahasuar me një vit më parë. Në Gjermani, ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian, çmimet e djathit janë pothuajse 40% më të larta se një vit më parë dhe patatet tani kushtojnë 14% më shumë.
Në të gjithë Bashkimin Europian , çmimet e ushqimeve ishin mesatarisht 17% më të larta në prill 2023 sesa në prill 2022. Situata në Britani është më e keqe se në fqinjët e saj të Europës Perëndimore: ushqimet dhe pijet joalkoolike ishin 19% më të larta në prill se një vit më parë – ndërsa norma e inflacionit vjetor ishte më e larta në më shumë se 45 vjet. Për krahasim, inflacioni përkatës në SHBA ishte 7.7%.
Inflacioni i vazhdueshëm po ushtron presion ndaj familjeve me të ardhura të ulëta dhe po shqetëson politikanët europianë. Në Itali, qeveria mbajti një takim këtë muaj për të diskutuar rritjen e çmimeve të makaronave.
Në të njëjtën kohë, kostot bazë të prodhimit të ushqimit, duke përfshirë grurin dhe produktet e tjera bujqësore, si dhe karburantin, kanë rënë në tregjet ndërkombëtare – duke ngritur pyetje se pse çmimet e ushqimeve mbeten kaq të larta për konsumatorët në Europë.
Pas çmimit të një buke, përfshihen ndër të tjera kostot e paketimit, transportit dhe pagave. Indeksi i Kombeve të Bashkuara i çmimeve botërore për produktet kryesore ushqimore si gruri dhe mishi arriti kulmin në mars të vitit 2022, menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithërave. Përveç çmimeve të mallrave, Europa regjistroi rritje të kostove përgjatë zinxhirit të furnizimit me ushqime. Megjithëse çmimet e energjisë me shumicë kanë rënë kohët e fundit, shitësit me pakicë paralajmërojnë se ka një vonesë të gjatë - ndoshta deri në një vit - përpara se konsumatorët të shohin përfitimet.
Në të njëjtën kohë, vendet e lira të punës po i detyrojnë punëdhënësit dhe kompanitë ushqimore të rrisin pagat për të tërhequr punëtorë. Kjo, nga ana tjetër, rrit kostot për bizneset, përfshirë sektorin e ushqimit.
Në të gjithë kontinentin, qeveritë po ndërhyjnë duke vendosur kufij të çmimeve për ushqimet kryesore. Në Francë, qeveria po promovon një "tremujor anti-inflacioni", duke u kërkuar shitësve të ulin çmimet për produkte të caktuara deri në qershor.
Këto përpjekje mund të ndihmojnë disa blerës, por në përgjithësi nuk ka shumë për të ngushëlluar europianët. Çmimet e ushqimeve nuk kanë gjasa të bien – e vetmja gjë që ka gjasa është që ritmi i rritjes të ngadalësohet më vonë këtë vit.
Dorina kurtaj / SCAN

Hapësira, më e populluar se asnjëherë - Rekordi i ri, 17 astronautë në të njëjtën kohë në orbitë
Një rekord i ri është regjistruar në hapësirë. 17 astronautë më orbitë në të njëjtin moment. Që kur ka filluar periudha hapësinore, kjo është hera e parë që......

BQE paralajmëron bankat europiane - “Do të pësoni goditje nëse fondet kanë probleme”
Bankat kryesore të Eurozonës mund të goditen nëse klientët e tyre financiarë, të tillë si fondet, siguruesit dhe shtëpitë e kleringut, tërheqin depozitat e......

“Tkurren” pagat reale në Gjermani - Inflacioni në vend mbetet i lartë
Inflacioni i lartë në Gjermani dhe pse u duk se justifikoi rritjen e pagave në ekonominë më të madhe të Europës, në fakt bëri që pagat reale të bien me 2.3% në......

Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” - Paralajmërimi nga kompanitë e mëdha teknologjike
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë “shfarosjen” e njerëzimit. Është ky alarmi i dhënë nga ekspertët e sektorit mes të cilëve dhe Sam Altman,......

Kina, lider në eksportin e automjeteve - Pas Gjermanisë. Vendi lë pas dhe Japoninë
Vitin e kaluar e kaloi Gjermaninë. Këtë vit, në tremujorin e parë, Kina la prapa dhe Japoninë për t'u bërë vendi numër një eksportues i automjeteve në botë.......

Dollari vijon tendencën në rritje - Sot pritet të votohet rritja e tavanit të borxhit në Dhomën e Përfaqësuesve
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 8 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat kryesore......

Nafta humb mbi 4%, bie drejt 73 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e konsiderueshme të një dite më parë. Në fokus të tregjeve është votimi i......

Bursat europiane, sërish në rënie - Investitorët presin votimin e tavanit të borxhit në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dyshimeve në lidhje me votimin për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA,......