Markat e hoteleve botërorë do sjellin turistë në Shqipëri - Eksperti Ozuni: Vendi nuk është gati për të ofruar një turizëm elitar

Zgjerimi i markave të hoteleve më të njohura ndërkombëtare po e kategorizon Shqipërinë si një pikë referimi për turistët e huaj. Në një intervistë për Tv Scan, eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni thekson se klientët besnik të këtyre hoteleve të sapo inaguruar e kthejnë Shqipërinë në një atraksion turistik për t’u vizituar.
Ferjolt Ozuni Ekspert Turizmi: “Automatikisht që kemi disa emra që njihen pra brande hotelesh por jo vetëm, të cilët janë me famë ndërkombëtare automatikisht rritet dhe besueshmëria në pozicionin gjeografik ku këto brande janë të vendosura. Në rastin konkret ne kemi në momentin në fjalë kemi 5-6 brande në të gjithë Shqipërinë të cilët kanë krijuar një imazh të tyrin ndërkombëtar dhe këtë imazh po mundohen që ta ri-investojnë dhe në Shqipëri. Automatikisht klientët e këtyre besnik në momentin që shohin që ky brand ka ardhur dhe në Shqipëri bëhet Shqipëria atraksion në mënyrë automatike. Dhe kjo sjell një rritje të besueshmërisë por edhe një rritje të nivelit të klientelës se flasim për brande të cilët kanë një standard të lartë.”
Por sipas ekspertit Ozuni shihet me skepticisëm fakti që këto resorte ndërkombëtare janë shumë pak për ta konsideruar Shqipërinë një vend për të qenë atraksion për turistët e nivelit elitar. Sipas tij Shqipëria nuk është gati për të ofruar turizëm elitar.
“Ne nuk mund ta ofrojmë shërbimet e nevojshme për të qenë vend me turizëm elitar por as nuk mund të pretendojmë as në të ardhmen për të qenë turizëm elitar. Sepse që të jesh turizëm elitar nuk mund të bësh dhe turizëm masiv, dhe ne sot në Shqipëri po tentojmë dhe po bëjmë turizëm masiv. Pra po shohim më shumë nga të ardhurat e menjëhershme dhe kemi klientelën më të lehtë të aksesueshme. Pra është më kollaj të marrësh nëj klientelë që ka si target të shpenzojë max 100euro dita, sesa të kesh një klientelë që ka një buxhet shumë më të madh. Sepse të kapësh klientelën e turizmit elitar, do të thotë që të gjitha shërbimet, jo vetëm hoteli por të gjitha shërbimet të ofrojnë shërbime të kategorisë apo të nivelit të lartë, shërbime elitare. Ne këtu na mungon transporti elitar, sepse mjetet e transportit t udhëtarëve janë të viteve 2013-2014. Ne nuk kemi shërbime mbështetëse, të dedikuara për familje apo grupe të cilat kërkojnë cilësi. Por është më mirë që nuk ofrojmë një turizëm elitar sepse do të krijohej imazhi i një vendi të shtrenjtë gjë që ne nuk e kemi. Dhe është gjynah të krijojmë një imazh fals si një vend i shtrenjtë kur ne kemi çmimet më të lira në rajon.”
Pavarësisht se ky vit është pozitiv sa i përket aspektit të turizmit, por nga ana tjetër Shqipëria ende po has vështirësi në ofrimin e një shërbimi të kualifikuar e për të përballuar turistët.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Ndryshon tatimi mbi pagat - Nga 1 Qershori, formulë e re llogaritjeje sipas fashave
Nga 1 Qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit......

Forcimi i lekut “tkurr” dhe fitimet e Bankës së Shqipërisë - Sejko: Bilanc negativ gjatë vitit 2022. Mund të rrisim edhe 2 herë normën bazë
Mbiçmimi rekord i lekut ndaj monedhës së përbashkët europiane ka prekur edhe fitimet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko ka raportuar se për vitin......

Ndërtuesit, kundër kontributit për strehim social - Harizi: “Taksa” 3% rrit çmimin e banesave, koston e paguajnë qytetarët
Ministria e Financave ka paraqitur për miratim në Kuvend disa ndryshime në ligjin “Për strehim social”. Ndër të tjera, në relacion theksohet se çdo subjekt......

Kërkesë shumë e lartë nga individët, bien përsëri bonot - Tkurrje e ndjeshme në maj, si në instrumentet më afat maturimi 12-mujor, edhe 3-mujor
Bonot e thesarit kanë thelluar javën e fundit të majit tendencën rënëse të shfaqur gjatë gjithë këtij viti, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit nga......

Gjermania dhe Polonia shtrëngojnë kontrollet kufitare në trena, në trafikun ajror dhe jo vetëm!
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser njoftoi një zgjerim të kontrolleve në dhe pranë kufirit pas bisedimeve me homologun polak Mariusz Kaminski të......

Pse Elon Musk po konsiderohet si investitori i huaj ideal i Pekinit?!
Elon Musk mund të jetë amerikani më i njohur në Kinë. Sipërmarrësi sfidues zbarkoi në Pekin të martën për vizitën e tij të parë në vend që nga viti 2020 dhe......

‘Rrëzohet’ monedha europiane – Rënie edhe për Frangën dhe Paundin
Monedha europiane ka pësuar një zbritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me dje ka rënë nën kuotën e 110 lekë teksa është blerë......

Çmimet e larta të ushqimeve në Europë - Inflacioni i lartë, presion ndaj familjeve dhe klasës politike
Europianët përballen tashmë prej kohësh me cmimet e larta të produkteve ushimore bazë. Për shembull në Britaninë e Madhe, buka e bardhë e prerë në feta nuk......