Shqipëria Postuar më 31 Maj 2023, 14:32

Forcimi i lekut “tkurr” dhe fitimet e Bankës së Shqipërisë - Sejko: Bilanc negativ gjatë vitit 2022. Mund të rrisim edhe 2 herë normën bazë

Nga SCAN TV
Forcimi i lekut “tkurr” dhe fitimet e Bankës së

Mbiçmimi rekord i lekut ndaj monedhës së përbashkët europiane ka prekur edhe fitimet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko ka raportuar se për vitin 2022 Banka e Shqipërisë rezulton me bilanc negativ financiar. Gjithsesi, ai sqaroi se sigurimi i ftimeve nuk është aspak prioritet i Bankës Qendrore dhe se fokusi është përqëndruar tërësisht te stabiliteti ekonomik e financiar i vendit.

Një pjesë e mirë e diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë u fokusua te inflacioni dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë përmes rritjes së normës bazë të interesit. Sipas Sejkos, në rast se infacioni do të vijojë të qëndrojë në nivele të larta, norma bazë e interesit mund të rritet edhe dy herë gjatë këtij viti.

Sejko përsëriti qëndrimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me mbiçmimin e leku duke e quajtur zhvillim të natyrshëm për shkak të prurjeve të larta të euros në ekonomi prej investimeve të huaja, eksporteve e remitancave.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat