Sfidat e qëndrueshmërisë për kompanitë/Konferenca 'Business2030' bashkon kompanitë suedeze dhe ato shqiptare
Prezantimi i praktikave të qëndrueshme tradicionale dhe inovative për kompanitë shqiptare, me qëllim përballimin e sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm”. Ky ishte qëllimi i konferencës Business2030, i organizuar nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara, që ofroi mjetet dhe njohuritë e nevojshme për përballjen me çështjet e qëndrueshmërisë, digjitalizimin, standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian.
“Të gjithë duhet të angazhohemi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme! Me më pak se një dekadë të mbetur deri në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, puna e bizneseve për t’u bërë të qëndrueshme është më e rëndësishme se kurrë më parë. Shqipëria dhe bizneset shqiptare janë pjesë e Evropës dhe e zinxhirit të vlerave evropiane, dhe ne duam të forcojmë zhvillimin e qëndrueshëm. Ne duam të mbështesim kompanitë shqiptare në procesin e anëtarësimit në BE duke arritur standardet e saj dhe duke kontribuar në një kalim të qetë dhe të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj klimës, e cila përmirëson cilësinë e jetës, krijon kushte më të mira për zhvillim demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe që nuk lë askënd pas” deklaroi Elsa Hastad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri
Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri e vuri theksin te nevoja në rritje për “biznese të gjelbra”.
“Bota tani e kupton se emetimet e karbonit nuk po ngadalësohen, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të kufizojmë rritjen e temperaturës në 1.5 gradë celsius. Ndërsa rritja e temperaturës së tokës vijon, ne do të shohim pasojat në rendimentet e të korrave, humbjet e përhapura të specieve dhe rreth 40 për qind e popullsisë globale do të ekspozohet ndaj temperaturave ekstreme. Nevoja për veprim po rritet dhe fushat që kërkojnë ndryshim zgjerohen. Jo vetëm nga marrëveshjet globale – si Parisi – apo rregulloret, por edhe nga investitorët, fondet e investimeve që duan të ndihmojnë në ndërtimin e “bizneseve të gjelbra” në vetë sektorin privat dhe nga shoqëria civile dhe veçanërisht të rinjtë, ata që do të preken më shumë” deklaroi Fiona Mccluney, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Ndërkaq, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku bëri me dije se aktualisht po punohet për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik e Social të vendit.
Përveç sesioneve të parashikuar, konferenca ofroi mundësi bashkëpunimi dhe njohuri nga bizneset suedeze, që janë liderë në praktikat e qëndrueshmërisë.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Ky mund të jetë projekti më i madh në botë për restaurimin e oqeanit! (FOTOT)
Në një qytet të njohur për superlativat, nuk është çudi që dikush në Dubai planifikon të ndërtojë një tjetër nga "më të mëdhenjtë në botë". Por ndryshe nga......

Pse qindra bankierë të Credit Suisse po japin dorëheqjen çdo javë?!
Qindra punonjës të Credit Suisse po japin dorëheqjen çdo javë në një shenjë pasigurie që ka përfshirë huadhënësin ndërsa po merret nga rivali UBS, thanë të......

Si gjigandi i kriptomonedhave planifikon të minojë bitcoin në Uruguay me energji të rinovueshme?!
Gjigandi i kriptomonedhave Tether po krijon një operacion të minierës së bitcoin në Uruguaj duke përdorur energji të rinovueshme, pasi kompania kërkon të......

Euro prek një tjetër “fund”: Pranë 109 lekëve! Nën kërcënim të mëtejshëm nga sezoni turistik
Monedha e përbashkët europiane ka prekur këtë të mërkurë një rekord tjetër historik kundrejt monedhës vendase, duke u këmbyer me 109.4 lekë në blerje. Gjatë......

Gjobë për mosdeklarim të llogarive bankare - 31 Maji, afati i fundit për raportimin nga bankat
31 Maji është afati i fundit për të gjitha institucionet financiare në vend për të raportuar pranë Administratës Tatimore llogaritë e konsideruara si të......

Markat e hoteleve botërorë do sjellin turistë në Shqipëri - Eksperti Ozuni: Vendi nuk është gati për të ofruar një turizëm elitar
Zgjerimi i markave të hoteleve më të njohura ndërkombëtare po e kategorizon Shqipërinë si një pikë referimi për turistët e huaj. Në një intervistë për Tv Scan,......

Ndryshon tatimi mbi pagat - Nga 1 Qershori, formulë e re llogaritjeje sipas fashave
Nga 1 Qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit......

Forcimi i lekut “tkurr” dhe fitimet e Bankës së Shqipërisë - Sejko: Bilanc negativ gjatë vitit 2022. Mund të rrisim edhe 2 herë normën bazë
Mbiçmimi rekord i lekut ndaj monedhës së përbashkët europiane ka prekur edhe fitimet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko ka raportuar se për vitin......