Bota Postuar më 1 Qershor 2023, 10:48

Miratohet rritja e “tavanit” të borxhit në SHBA - Republikanët i konsideruan të përmbushura kushtet e tyre

Nga SCAN TV
Miratohet rritja e “tavanit” të borxhit në SHBA -

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy e cilësoi si një nga mbrëmjet më të mira, që kur u bë anëtar i Kongresit, atë të 31 majit, pas miratimit të projektligjit për tavanin e borxhit.

Gjashtë muaj pasi përjetoi 15 procese votimi për t'u zgjedhur kryetar, McCarthy u tregua i aftë të tërhiqte Biden në negociata mbi shpenzimet dhe prioritetet e tjera republikane, dhe më pas të grumbullonte dy të tretat e shumicës republikane të Dhomës së Përfaqësuesve për të miratuar legjislacionin dypartiak.

Dhoma miratoi me 314 vota pro dhe 117 kundër projektligjin, i cili heq tavanin e borxhit prej 31.4 trilion dollarësh të qeverisë në këmbim të shkurtimit të shpenzimeve diskrecionale jo-mbrojtëse dhe forcimit të kërkesave për punë në programet e ndihmës.

Megjithatë ishte një fitore e vështirë për McCarthy. Projektligji fitoi 165 vota nga demokratët, duke tejkaluar 149 nga anëtarët e partisë republikane të McCarthy.

Projektligji tani shkon në Senatin e kontrolluar ngushtë nga demokratët, i cili duhet ta miratojë atë dhe ta dërgojë atë në tryezën e Bidenit deri më 5 qershor për të shmangur një falimentim të SHBA-së.

McCarthy ka arritur deri më tani në miratimin e projektligjit pa tërhequr pas vetes sulme të drejtpërdrejta verbale nga ish-presidenti Donald Trump, i cili u kërkoi republikanëve të lejonin falimentimin nëse nuk do të ishin në gjendje të përfitonin lëshime të mjaftueshme nga demokratët.

Projektligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve pezullon kufirin e borxhit - në thelb që do të thotë se ai nuk zbatohet më - deri më 1 janar 2025. Kjo vendos bazën për një tjetër përballje në javët pas zgjedhjeve presidenciale të 2024 – ës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......