Çmimet e shtëpive në eurozonë ulen edhe më shumë - Paralajmërimi i BQE pas rritjes së normave të interesit

Çmimet e shtëpive në eurozonë mund të shkojnë drejt një rënieje të çrregullt pasi normat e larta të interesave i bëjnë blerjet të papërballueshme për familjet dhe jo tërheqëse për investitorët. Deklarata u bë nga Banka Qendrore Europiane.
Ky ishte një nga disa rreziqe të shënuara në raportin për Rishikimin e Stabilitetit Financiar të BQE-së së bashku me kostot më të larta të huamarrjes dhe rritjen më të ngadaltë që dëmton kompanitë dhe familjet dhe, nga ana tjetër, duke hedhur një hije mbi huadhënësit tradicionalë dhe bankat në hije.
BQE ka rritur normat e interesit nga nivelet më të ulëta rekord që nga korriku, në një përpjekje për të luftuar inflacionin dhe duket se do të vazhdojë ta bëjë këtë në muajt e ardhshëm.
Por ndikimi i rritjes më të madhe në dekada sapo ka filluar të ndihet nga tregu i pronave, i cili ka lulëzuar gjatë një dekade kreditimi të lehtë.
Sipas BQE – së duke parë përpara, një rënie e çmimeve mund të bëhet e çrregullt pasi rritja e normave të interesit për kreditë e reja hipotekore komprometon gjithnjë e më shumë përballueshmërinë dhe rrit barrën e interesit për huatë ekzistuese, veçanërisht në vendet ku mbizotërojnë kreditë me norma të ndryshueshme.
Në raport nuk renditeshin vende të caktuara, por të dhënat e BQE-së tregojnë se Portugalia, Spanja dhe vendet Baltike janë ndër ato ku përqindja e kredive me një normë të ndryshueshme është më e larta.
BQE paralajmëroi gjithashtu se rajonet ku investitorët institucionalë janë pozicionuar mirë në tregun e pasurive të paluajtshme rezidenciale mund të marrin një goditje më të madhe nëse kapitali tërhiqet.
Këtu përfshihet Berlini, pjesë të Gjermanisë perëndimore dhe disa kryeqytete si Parisi, Madridi, Lisbona dhe Dublini.
BQE tha gjithashtu se familjet po përfitonin nga një treg i fortë pune, që do të thotë se më pak njerëz kishin të ngjarë të ndalonin së paguari kredinë e tyre për shkak të papunësisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

2023, rritje rekord e energjisë së rinovueshme - Ajo diellore dhe e erës udhëheqin rritjen më të madhe vjetore
Zgjerimet globale të kapaciteteve të energjisë së rinovueshme pritet të rriten me një të tretën këtë vit pasi rritja e momentit e politikave, çmimet më të......

Fond strategjik për produktet "Made in Italy" - Qeveria italiane jep 1 miliard euro në mbështetje të kompanive vendase
Qeveria e Italisë miratoi një projektligj për të krijuar një fond në mbështetje të firmave vendase. Fondi i ardhshëm strategjik kombëtar për produktet "Made in......

1 në 5 të rinj në Kinë është i papunë - Presidenti Xi Jinping: Të diplomuarit të punojnë në fshat dhe fabrika!
Kina aktualisht ka një problem të madh socioekonomik: Papunësia tek të rinjtë vijon të rritet, dhe në grupmoshën 16 – 24 vjec, 20.4% e tyre në muajin prill nuk......

Dobësohen sërish Euro dhe Franga ndërsa Dollari dhe Paundi vijojnë ‘ngjitjen’!
Dollari amerikan ka vijuar sërish edhe sot të regjistrojë rritje në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 102.1 lekë dhe është shitur me 103.1......

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - “Tavani i borxhit” kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, pritet votimi në Senat
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi janë ulur mundësitë që Rezerva Federale në SHBA të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 73 USD - Të dhënat në Kinë dhe SHBA sinjalizojnë ngadalësim të kërkesës
Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke i dhënë fund dy ditëve me radhë në rënie. Megjithatë, fitimet po kufizohen nga rritja e ndjeshme......

“Tavani i borxhit” mbështet bursat - Pritet votimi edhe në senat, afati i fundit është 5 qershori
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë prekën nivelin më të ulët në 2 muajt e fundit. Humori i investitorëve është......

Miratohet rritja e “tavanit” të borxhit në SHBA - Republikanët i konsideruan të përmbushura kushtet e tyre
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy e cilësoi si një nga mbrëmjet më të mira, që kur u bë anëtar i Kongresit, atë të 31 majit,......