Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Bota Postuar më 1 Qershor 2023, 10:50

1 në 5 të rinj në Kinë është i papunë - Presidenti Xi Jinping: Të diplomuarit të punojnë në fshat dhe fabrika!

Nga SCAN TV
1 në 5 të rinj në Kinë është i papunë -

Kina aktualisht ka një problem të madh socioekonomik: Papunësia tek të rinjtë vijon të rritet, dhe në grupmoshën 16 – 24 vjec, 20.4% e tyre në muajin prill nuk kishin një punë. Dhe mbi të gjitha, shumë prej tyre nuk kërkojnë më punë.

Problemi është se ekonomia e dytë në botë nuk është në gjendje të krijojë vende pune të përshtatshme me specializimin dhe një pagë të mirë, që të përmbushtë dhe pritshmëritë e të sapodiplomuarve. Këta të fundit janë plot 11 milion e 600 mijë cdo vit.

Bëhet fjalë për një temë të komplikuar, sepse papunësia në qytete është në rënie me 5.2%, shenjë që pavarësisht ngadalësimit të fortë, sistemi prodhues i Kinës nuk është dhe aq i rrënuar nga fakti se një i ri i diplomuar në pesë, rezulton i papunë.

Fakti është se ata që kanë studiuar me vite të tëra, refuzojnë të veshin një uniformë pune dhe të shkojnë në fabrikë apo fshat për të punuar tokën njësoj si gjyshërit e tyre. Sipas analistëve bëhet fjalë për një problem strukturor, për të cilin do të duhen vite që të zgjidhet. Ndërkohë duhet ruajtur qëndrueshmëria sociale, që është dhe objektivi i parë politik i partisë – shtet.

Për këtë arsye ka rolin e tij dhe Xi Jinping, i cili iu drejtua të sapodiplomuarve me një frazë historike: Momenti të mësojmë që të ‘përtypim hidhërimin’. Bëhet fjalë për një shprehje shumë popullore kineze që nënkupton qëndrimin në këmbë përballë vështirësive të jetës, pa u ankuar, por madje duke nxjerrë kënaqësi nga vuajtjet.

Të ushqeheshe me hidhërim dhe të flisje për ‘të, në vitet ’50 të shekullit të kaluar ishte kthyer në një moto të maoistëve: masat fshatare nxiteshin që të mblidheshin dhe të flisnin për vuajtjet e tyre për të dënuar në këtë mënyrë shoqërinë e vjetër, dhe të triumfonin. Lideri kinez kërkon që të sapodiplomuarit të bëjnë ‘dushin e tyre të hidhërimit’ duke punuar në fabrika, ose në fusha, në pritje të kohërave më të mira.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat