Europa Postuar më 1 Qershor 2023, 10:56

Afrohet vala e mospagesave të bankave - Deutsche Bank: Kulmi do të shënohet në vitin 2024

Nga SCAN TV
Afrohet vala e mospagesave të bankave - Deutsche Bank: Kulmi do të

Një valë dështimesh të borxhit nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë është e afërt, pjesërisht për shkak të ciklit më të shpejtë të shtrëngimit monetar në 15 vjet. Paralajmërimi u bë nga Deutsche Bank në studimin e saj vjetor të mospagesave.

‘Deutsche Bank” pret që normat e falimentimit të arrijnë kulmin në tremujorin e katërt të vitit të ardhshëm. Ajo parashikon që normat maksimale të mospagimit të arrijnë në 9% për borxhin e SHBA-së me rendiment të lartë, 11.3% për kreditë e SHBA, 4.4% për obligacionet europiane me rendiment të lartë dhe 7.3% për kreditë europiane.

Rritjet agresive të normave të interesit për të zbutur inflacionin nga bankat kryesore qendrore, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së, kanë rritur rreziqet e recesionit global. Ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, ka rrëshqitur në një recesion teknik.

Vlerësimi për një normë kulmore të mospagimit të kredisë në SHBA prej 11.3% do të ishte një nivel pothuajse i lartë i të gjitha kohërave, krahasuar me një kulm prej 12% gjatë krizës globale financiare 2007-2008 dhe 7.7% gjatë flluskës së teknologjisë së SHBA në fund të viteve 1990.

Rreziqet e mospagimit për firmat europiane duken më të ulëta se homologët e SHBA-së, duke pasur parasysh një përqindje më të lartë të obligacioneve me vlerësim më të mirë, mbështetje më të madhe fiskale europiane si dhe sasi më të ulëta borxhi në sektorë me rritje të lartë, si teknologjia.

Brenda tregut europian të bonove me rendiment të lartë, pasuritë e paluajtshme ishin sektori që po përballej me presionin më të madh dhe përbënin mbi gjysmën e të gjithë borxhit europian me rendiment të lartë.

Në këtë raport vihet gjithashtu në dukje se kontributi i kapitalit të ri nga pronarët e kapitalit privat të kompanive, stimuli fiskal në Europë dhe ulja e normave të bankës qendrore. mund të ndihmojnë në zbutjen e disa rreziqeve dhe shmangien e një skenari të rastit më të keq.

Megjithatë, kjo nuk do të parandalonte një rast bazë të rritjes së normave të mospagimit, përfundon ‘Deutsche Bank’.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat