Bota Postuar më 2 Qershor 2023, 10:18

Dollari, në nivelin më të ulët në një javë - Presidentja e BQE, Lagarde sinjalizon rritjen e interesave në takimin e ardhshëm

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të ulët në një javë -

Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të ulët në 1 javë, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Njëkohësisht, monedha e gjelbër pritet të realizojë performancën më të keqe javore që nga mesi i janarit, për shkak se janë shtuar mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit në takimin e ardhshëm.

Ndërkohë, senati amerikan e kaloi projektligjin për të pezulluar tavanin e borxhit, duke shmangur rrezikun e një falimentimi. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.5, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 0.6%.

Gjatë kësaj jave, ky indeks ka rënë me 0.7%. Presidenti i Rezervës Federale të Philadelphia-s, Patrick Harker deklaroi se është koha që banka qendrore të “shtypë butonin stop”, duke ju referuar mundësive për rritjen e interesave në takimin e 13 dhe 14 qershorit.

Ndërkohë, euro është ngjitur në nivelin më të lartë në 1 jave dhe po tregtohet në rreth 1.077 dollarë, pasi presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, sinjalizoi se politika monetare shtrënguese do të vijojë sepse inflacioni është në nivele të larta. në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 27,100 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1890 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...