Europa Postuar më 2 Qershor 2023, 10:16

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Senati amerikan kalon projektligjin për rritjen e tavanit të borxhit

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Senati amerikan kalon projektligjin

Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi ligjvënësit në Senatin amerikan votuan projektligjin për pezullimin e tavanit të borxhit për 2 vite, me 63 vota pro dhe 36 kundër. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%, ndërsa sektori minerar po realizon fitimet më të mëdha në rritje me 1.8%.

Drama për tavanin e borxhit ka dëmtuar tregjet në kohët e fundit, ndërsa tashmë fokusi do të rikthehet te parashikimet për ekonominë amerikane, rreziqet për recesion dhe politikat monetare të Rezervës Federale. Në Europë, rënia domethënëse e inflacionit, në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2022, nuk ishte i mjaftueshëm për Bankën Qendrore Europiane.

Presidentja Christine Lagarde, tha se inflacioni në 6.1% është shumë i lartë dhe do të nevojiten rritje të tjera për ta çuar këtë tregues brenda objektivit prej 2%. Gjatë sesionit të sotëm, investitorët po presin edhe të dhënat mbi punësimin në SHBA për majin. Analistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 190 mijë vende të reja pune.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...