Europa Postuar më 2 Qershor 2023, 10:33

Kontabilistët në Gjermani, pagë 6500 euro/muaj - Pothuajse të gjithë përdorin shërbimet e tyre

Nga SCAN TV
Kontabilistët në Gjermani, pagë 6500 euro/muaj - Pothuajse

Në botën komplekse të taksave, roli i kontabilistëve apo këshilltarëve tatimorë është vendimtar. Puna e tyre është më komplekse se sa duket.

Kontabilistët nuk janë vetëm ekspertë në çështjet tatimore. Ato ofrojnë mbështetje në kontabilitet, përgatitjen e bilancit dhe çështjet doganore. Ky aspekt i punës së tyre është veçanërisht i rëndësishëm për kompanitë që operojnë në një ekonomi të globalizuar.

Përveç kësaj, ata japin këshilla për fillimin e një biznesi dhe ristrukturimin e tij. Ekspertiza e tyre përdoret gjithashtu në vendimet për investime dhe vlerësimin e kompanisë.

Kontabilistët kontrollojnë gjithashtu ligjshmërinë e llogaritjeve tatimore dhe përfaqësojnë klientët e tyre në procedurat gjyqësore fiskale. Ata gjithashtu kryejnë detyrat e administratorëve të falimentimit ose menaxhojnë pasuritë. Të gjitha këto punë kërkojnë një nivel të lartë ekspertize, përvojë dhe përgjegjësie.

Kushdo që kalon trajnimin e gjatë dhe të vështirë për t'u bërë këshilltar tatimor, do të shpërblehet me një pagë të lartë. Punonjësit e kualifikuar me kohë të plotë në këtë fushë fitojnë mbi mesataren kombëtare.

Një kontabilist në Gjermani fiton mesatarisht 6.563 euro bruto në muaj. Shumë prej tyre punojnë si konsulentë të pavarur dhe kjo është arsyeja pse ata fitojnë më shumë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat