Cikli shtrëngues i BQE, drejt fundit - Lufta kundër inflacionit shënon kapitullin e fundit

Banka Qendrore Europiane ka kaluar nëpër pjesën më të madhe të shtrëngimit të politikës së saj monetare për të rikthyer inflacionin në objektivin afatmesëm prej 2%, megjithëse cikli nuk ka përfunduar ende. Deklarata u bë nga zv/presidenti i BQE – së Luis de Guindos, i cili shtoi se kanë mbetur ende disa hapa.
Menjëherë pas komenteve të tij, presidentja e BQE-së Christine Lagarde tha se inflacioni i zonës së euros mbetet shumë i lartë, kështu që bëhet i nevojshëm shtrëngimi i mëtejshëm i politikës së Bankës Qendrore Europiane.
BQE ka rritur normat me ritmin e saj më të shpejtë gjatë vitit të kaluar për të luftuar inflacionin e lartë, duke ngadalësuar gjithçka nga tregu i banesave, te ndërtimet dhe shpenzimet konsumatore.
Shumë politikëbërës dhe investitorë financiarë presin dy rritje të tjera të normës së BQE-së në muajt e ardhshëm, duke e çuar normën e depozitave në 3.75% deri në korrik. Megjithëse de Guindos nuk sqaroi përmasat ose numrin e saktë të rritjeve të mundshme të normave të interesit, ai la të kuptohet për rritje të mëtejshme prej 25 pikë bazë.
De Guindos tha se të dhënat e fundit nga Spanja, Franca, Italia dhe Gjermania ishin inkurajuese dhe tregojnë se inflacioni po zbret, edhe pse ulja e inflacionit bazë është më e ngadaltë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kontabilistët në Gjermani, pagë 6500 euro/muaj - Pothuajse të gjithë përdorin shërbimet e tyre
Në botën komplekse të taksave, roli i kontabilistëve apo këshilltarëve tatimorë është vendimtar. Puna e tyre është më komplekse se sa duket. Kontabilistët......

Studim i ri: Përmbytjet shkatërruese të Italisë nuk janë pasojë e ndryshimeve klimatike!
Ndryshimet klimatike nuk kanë pasur një ndikim "të rëndësishëm" në gjasat ose intensitetin e përmbytjeve të fundit shkatërruese të Italisë, tregon analiza e......

Holanda barazon pensionet me pagat - Mekanizma solidariteti për të zbutur ndikimin e viteve të vështirë
Punonjësit holandezë dhe punëdhënësit e tyre paguajnë një kontribut në fondet private të pensioneve që u garantojnë atyre një shumë të saktë pensioni. Një......

2022, viti i “varfërimit” të të pasurve - Amerika e Veriut regjistroi rënien më të madhe në vlerën e aseteve
Vlera e pasurisë së njerëzve më të pasur në vitin 2022 përjetoi rënien më të madhe në dhjetë vjet për shkak të rënies së tregjeve të aksioneve, sipas një......

Dollari, në nivelin më të ulët në një javë - Presidentja e BQE, Lagarde sinjalizon rritjen e interesave në takimin e ardhshëm
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të ulët në 1 javë, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare.......

Nafta ngjitet pranë 75 USD për fuçi - Mbështetet nga votimi i tavanit të borxhit. Në fokus, takimi i OPEC+
Nafta është rritur në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga votimi i projektligjit për pezullimin e tavanit të borxhit në SHBA prej 31.4 trilionë dollarë.......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Senati amerikan kalon projektligjin për rritjen e tavanit të borxhit
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi ligjvënësit në Senatin amerikan votuan projektligjin për pezullimin e tavanit të borxhit......

Rënie drastike e Dollarit amerikan – Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka pësuar këtë të premte një rënie drastike të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 100.8 lekë dhe......