Europa Postuar më 20 Mars 2023, 10:01

Sektori bankar rrëzon bursat - Aksionet e Credit Suisse bien me 63%, të UBS me 12%

Nga SCAN TV
Sektori bankar rrëzon bursat - Aksionet e Credit Suisse bien me 63%,

Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, pasi realizuan javën më të keqe që nga shtatori i vitit 2022. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 1%, ndërsa sektori bankar kryeson humbjet në rënie me rreth 4%. Investitorët në Europë e kanë mirëpritur lajmin se UBS do të blejë rivalin Credit Suisse për 3 miliardë franga apo 3.2 miliardë dollarë.

Në fillim të sesionit të sotëm, aksionet e Credit Suisse ranë me 63%, ndërsa aksionet e UBS e nisën ditën në rënie me 12%. Analistët shprehen se, teorikisht nuk ka arsye që kriza e Credit Suisse të përhapet edhe më tej, sepse ishte më tepër një krizë besimi.

Edhe shumica e tregjeve aziatike u mbyllën në rënie, në sesionin e sotëm. Sipas marrëveshjes, aksionerët e Credit Suisse do të marrin një aksion të UBS për 22.48 aksione të Credit Suisse. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi bilancin tregtar të Eurozonës për janarin, që do të publikohen në vonë gjatë ditës së sotme.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Mars

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në të ‘gjelbër’ teksa ka rikuperuar pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 107 lekë dhe duke u shitur me 107.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat