Bota Postuar më 20 Mars 2023, 09:50

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët presin takimin e FED, parashikohet rritje e interesave me 25 pikë bazë

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri -

Tregu i monedhave ka shfaqur një optimizëm të moderuar gjatë sesionit të parë të kësaj jave, pasi investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, të martën dhe të mërkurën. Gjithashtu, në fokus të tregjeve janë edhe zhvillimet që kanë të bëjnë me sistemin bankar.

Gjatë fundjavës, Rezerva Federale, Banka Qendrore Europiane, Banka e Anglisë, Banka Kombëtare e Zvicrës, Banka e Kanadasë dhe Banka e Japonisë njoftuan veprime të përbashkëta për të rritur likuiditetin në treg. Veprimi vjen në një kohë që banka UBS ka shfaqur interes për të blerë Credit Suisse, por me një zbritje të madhe dhe me fshirje masive të borxhit.

Reagimi fillestar i tregut ka qënë pozitiv ndaj kësaj marrëveshjeje, por kujdesi është i lartë. Ngjarja kryesore e kësaj jave është takimi i Rezervës Federale, dhe investitorët presin një rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 28 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1890 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Mars

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në të ‘gjelbër’ teksa ka rikuperuar pikë gjatë fundjavës duke u blerë sot me 107 lekë dhe duke u shitur me 107.8 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat