Rreth 464 mijë pasagjerë hynë në Shqipëri nga deti/ Porti i Sarandës pati numrin më të lartë të vizitorëve
Gjatë 6 muajve të parë të vitit kanë hyrë rreth 464 mijë pasagjerë nga deti në territorin shqiptar. Numri i pasagjerëve që po përdorin transportin detar po vijon të rritet. Që nga viti 2020, kjo është rritja më e madhe që ka pësuar numri i pasagjerëve. Numri total i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet rrugëve detare ka shënuar një rritje prej 7% nga viti i shkuar.
Porti i Durrësit është porti më i madh në vend, duke pritur një numër të konsiderueshëm pasagjerësh. Megjithatë, gjatë tremujorit të dytë të vitit, numri më i madh i pasagjerëve ka kaluar nga Saranda, gati rreth 178 mijë. Nga ana tjetër, porti i Sarandës është ai që ka pësuar rritjen më të madhe të numrit të pasagjerëve, me një ndryshim prej 14.1% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Për sa i përket mallrave të transportuar dhe volumit të tyre, Porti i Durrësit vijon të zërë pjesën më të madhe të qarkullimit. Vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, janë transportuar 93.6% e mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara me det, ose 2,063 mijë ton. Ndërkohë, për gjashtëmujorin e parë të vitit janë transportuar gjithsej 3,848 mijë ton mallra. Nëse krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Porti i Shëngjinit ka shënuar rritjen më të madhe, me 43.2%, kryesisht për shkak të shtimit të eksporteve.
Lidhur me grupet e mallrave më të transportuara gjatë tremujorit të dytë të vitit, rezulton se grupi i metaleve bazë dhe produktet metalike të fabrikuara zë vendin e parë, me rreth 375 mijë ton. Një volum i lartë i mallrave të transportuara i përket gjithashtu produkteve të tjera minerale, si dhe koksit dhe produkteve të rafinuara të naftës.
Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet shqiptare ka qenë 276, nga të cilat 253 janë anije të huaja dhe 23 anije vendase. Ky numër është rritur me 10% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ndërkohë, numri i anijeve të huaja është rritur me 16.1%.
Live TV

3 miliardë lekë për kreditimin e bujqësisë/ Qeveria miraton skemën e re të garancisë shtetërore
Në një mbledhje që ka prodhuar dhjetra vendime të rëndësishme, Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vënien në dispozicion të një fondi prej 3 miliardë lekësh......

Qeveria miraton kushtet për negociatat e "KAYO", sh.a., me sektorin privat për prodhimin e armëve dhe dronëve
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, Qeveria ka dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave mes shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., dhe subjekteve private,......

600 të rinj drejt administratës publike. AKR dhe ASPA, marrëveshje për trajnim profesional - Muzhaqi: 250 më të mirët do përfitojnë kontratë pune
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin......

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit......