Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2025, 11:30

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës!

Nga Edel Strazimiri

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme, katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë.

Sipas medieve, katër nënkryetarët e rinj të bashkisë janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Ata zëvendësojnë katër nënkryetarët e mëparshëm, Frida Pashakon, Andi Seferin, Keti Luarasin dhe Jonida Halilin, të cilët dhanë dorëheqjen pas kërkesës së kreut të ekzekutivit, Edi Rama.

Mësohet se detyrat që ata do të mbajnë në Bashkinë e kryeqytetit janë: Ilir Mengra për punët publike, Vasilika Vjero për financat e zhvillimin ekonomik, Blendi Sula për territorin dhe menaxhimin dhe zhvillimin rural dhe Gentian Keri në administratën e Bashkisë Tiranë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat