Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2025, 12:01

Sa borxh publik ka Shqipëria? - Tkurret me 0.3% në tremujorin e dytë. Arrin në nivelet më të ulëta në raport me PBB

Nga Ledina Elezi

Sa borxh publik ka Shqipëria? - Tkurret me 0.3% në tremujorin e

Borxhi publik i Shqipërisë rezulton të jetë tkurrur përgjatë muajve prill-qershor. Sipas buletinit të sapopublikuar nga Ministria e Financave, borxhi ka zbritur në 14.1 miliardë euro në tremujorin e dytë nga 14.2 miliardë euro që ishte më parë, një rënie e lehtë kjo me 0.3%.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), stoku total i borxhit publik regjistrohet në 54.02%, duke shënuar kështu një rënie me gati 0.2%. Ndikimin më të madh në këtë rënie e ka dhënë borxhi i brendshëm, ndërsa stoku i atij të jashtëm vijon të jetë me rritje në raport me PBB.

Stoku i borxhit të qeverisë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton të ketë prekur nivelet më të ulëta që prej vitit 2015. Zhvlerësimi i euros dhe mbiçmimi i lekut i kanë shërbyer qeverisë për sa i përket uljes së detyrimit të marrë, duke e bërë atë më të lirë dhe këstet më të ulëta. Pra, janë lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit.

Nga totali i borxhit,  7.8 miliardë euro është i marrë brenda në vend në monedhën kombëtare, dhe 6.2 miliardë euro është borxh i huaj, i marrë në valutë (kryesisht në euro).

Qeveria parashikon që borxhi publik bruto të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse edhe përgjatë vitit, në përputhje me rregullin respektiv fiskal.

Në vitin 2025 parashikohet të bjerë në rreth 55.8%. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5% në vitin 2031.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat